“E ka marr shkollën me lekë”, kandidati i “Thurje” në Shkodër Amel Pervizi flet për shokun me “karrierë”…

Nga Amel PERVIZI, kandidat i “Thurje” në Shkodër

-“Ka pas program PSD-ja, ka pas kandidatë ma t’mirë se sa Thurja”, -deklaroi Tomi.


Unë, Amel Zija Pervizi, kam lind n’Bushat n’nji odë t’vogël në tetor të vitit 1992. Në vendlindje kam përfundu ciklin fillor e ma pas kam vazhdu studimet në Shkodër. Nga klasa e parë deri n’klasën e katërt, ishim plot djem e vajza në klasë, por nëse kthehem sot në Bushat nuk bahena gjithsej as 5 veta nga klasa jonë. Pjesa ma e madhe kanë emigru. Prej djemve të klasës pak prej tyne kanë msu (2-3). Të tjert mezi kanë përfundu 8-vjeçaren.

Ndër kto t’fundit asht dhe nji ish shoku i klasës, i cili e ka marr shkollën me lekë (tanë e dinë n’Bushat). Ai asht pjesë e Kshillit të Njësisë Administrative prej vitesh si përfaqësus i PSD-së. Nji nga eksponentët ma t’rëndsishëm t’ksaj partie n’atë zonë që mbledh vota për padronin. Dje n’votime në vendlindjen tonë ai me partinë e kandidatve brilantë ka grumbullu 1874 vota, ndërsa unë 17 vota.

Nuk asht beteja jeme sot me ekspozu dikë që ka ble shkollimin apo që ushtron detyra të ndryshme shtetnore pa meritë. Beteja jeme asht me i tregu atij dhe çdo t’riu që edhe modeli jem asht i suksesshëm: të shkollohesh me nota të mira, të punosh vetë që t’arrish me u shkollu, të punësohesh pa miq e pa lekë e n’fund t’aspirosh me kontribu n’shoqni me ide tujat e jo me direktiva.

Rrugtimi jonë ka trajektore t’kundërta. Detyrimi jem ndaj çdo votusi e mbështetsi asht me tregu qëndrushmëri, por mbi tana kjo asht sfidë modelesh. Nëse modeli jem dje nuk mori përkrahjen e duhun për shumë arsye, kjo nuk don me thanë që kena dështu.


Don me thanë që triumfi ka nevojë për konsolidim. Don me thanë që qëllimi nuk asht me tregu superioritet por drejtsisa e meritokracia kanë nevojë për sakrifica që me ekzistu.

E di që sot zgërdhihesh me “dështimin” tem, shok i vjetër. I di edhe bashkpuntort dhe votusat që t’mbështesin. Në frontin e së drejtës jam i gatshëm me dështu çdo ditë vetëm që kjo llogore mos me mbet pa ushtarë.

ShkodraWeb Channel

Ka me ardh dita n’ktë Shqipninë tonë që me u përballë edhe ti me meritokraci, deri atëherë do vazhdojmë t’jena përballë në nji rrugtim që unë e zgjedhi, ndërsa ti pret urdhnin e radhës.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel