Skip to content
30 May, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

“E prisja të ishte për titull..”, ish- futbollisti dhe ish- trajneri kuqeblu Armir Grima: Jam i zhgënjyer nga Vllaznia

ShkodraWeb 4 weeks ago

Trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima ishte pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Përmes një lidhje me Skype, ai foli për shortin e Ligës së Kombeve, për Vllazninë e meshkujve si dhe për titullin kampion. Ndër të tjera, Grima deklaroi se nuk do të ishte keq nëse të ardhmen Kombëtarja Kuqezi do të kishte një ish-futbollist apo trajner shqiptar.

“Kemi skuadra të forta, por kemi shancet tona. Të dyja Irlandat janë të forta, do të përballemi me ekipeve të vështira, por do mundohemi të arrijmë shumë. Objektivi është që të qëndrojmë në grup. Mund të përballeshim edhe më keq, por jo se na ka buzëqeshur fati. Kemi grumbulluar pikë që s’janë arritur najherë në futbollin e femrave, ne jemi renditur më së miri, pretendojmë të ngjitemi ne vendin e 3-të, askujt s’do t’ia kishte marrë mendja para disa viteve që Kombëtarja e femrave do të ishte këtu ku është.

Ne na duhet shumë punë, mbështetje, pasaportat për vajzat sa më shpejt, të ndihmojmë njëri tjetrin. Ndeshja ndaj Maqedonisë më ka kënaqur, por kundërshtarët kanë vlera të tjera, do të përballemi më mirë me skuadrat nëse do të luajmë po njësoj. Arritja në Champions e Vllaznisë së femrave ishte shumë e madhe, interesi po shtohet nga vajzat.

Përsa i përket Vllaznisë së meshkujve pretendoja të dilte kampion, se ka një super kontingjent, nuk po arrij ti kuptoj, jam i zhgënjyer, kam pritur edhe më shumë. Ka shumë luhatje, dëmtimet, trajneri, është një situatë që nuk di ti japë shpjegim, është ekip i vakët, pa puls. Është e çuditshme, kampionati në Shqipëri është i vështirë. Ndonjëherë ndërrimi i trajnerëve shkon për mirë ose për keq, në këtë rast shkoi për keq.

Është e vështirë motivimi i lojtarit. Ka momente që nuk ecën gjithçka, unë e respektoj Sedloskin, por nuk është i duhuri tani, duhet të kishin vazhduar me Mirelin. Vllaznia ka shansin për të qenë në Europë, por duhet të kenë dëshirë dhe ego. Titulli është nisur drejt Tiranës, nuk ka kundërshtar që mundet ta ndalojë veç nëse gabojnë vetë dhe nuk i marrin ndeshjet seriozisht.

Kombëtarja kuqezi ka si objektiv të kualifikohet në Euro 2024, pavarësisht ndeshjes që bënë me Poloninë. Shohim një kombëtare tjetër, është një lojë tjetër, dëshirë, dhe mendoj që do tju vijë dhe rezultati. Nuk ka gjë të keqe të kishim një ish futbollist të mirë ose trajner të përgatitur që një ditë të drejtonte Kombëtaren e meshkujve. Janë punët e Zotit deri kur mund të rri tek Kombëtarja e vajzave”, deklaroi ai.

Continue Reading

Previous: “Në fillimin e mandatit të ardhshëm kryhet rruga dhe rikonstruksioni i shkollës”, Tonin Marinaj takim në Pjetroshan
Next: Banorët të tmerruar, dy tërmete të forta godasin Turqinë brenda 6 minutash…

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

40 mins ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

3 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • “Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • “O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Emërimi i Plorit si drejtor sportiv tek Vllaznia, pikënisja e ndryshimeve dhe rikthimi i Brdariç në pankinën kuqeblu
  • Siguroi pjesëmarrjen në Conference League, Vllaznia nis menjëherë ndryshimet në stafin teknik…

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin
  • Kryesore

VIDEO – “Kur je në Shkodër, bëj siç bëjnë shkodranët”, kryebashkiaku Beci “nuk i reziston” xhiros me biçikletë, qytetarët “kapin” momentin

40 mins ago
“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje
  • Aktualitet

“Bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”, PD Shkodër reagon ndaj Tom Doshit: Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje

3 hours ago
PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…
  • Art-Kult

PERSONAZH – Arti ndryshe i shkodranit Jozef Martini…

5 hours ago
“O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…
  • Aktualitet

“O Klod, mos të lutem…”, përdhunohet një vajzë në Shkodër, Policia e Shtetit reagon pas publikimit të videos: Po hetojmë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.