![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/05/tonin-marinaj-pteroshan-2023-1024x537.jpg?x28643)
Shkruan në Facebook Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe: Pjetroshani prej dekadash ka zgjedhur të ecë vetëm përpara pavarësisht rrethanave dhe sfidave.
Ky qëndrim i tyre ka nxjerrë figura të rëndësishme dhe me kontribut të çmuar për Malësinë e Madhe por dhe për Shqipërinë.
I falenderoj nga zemra të gjithë banorët e Pjetroshanit që vazhdimisht më kanë mbështetur dhe ju premtoj se në fillimin e mandatit të ardhshëm do të kryhet investimi në rrugën e fshatit dhe rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare.