E papërsëritshmja shkodrane Tinka Kurti: Unë bëj pas të bukur dhe golin e bën Robert Ndrenika, të gjithë bërtasin…
ShkodraWeb
7 April, 2018

Aktorja e madhe Tinka Kurti, ishte e ftuar në emisionin “Thumb” të gazetareve Fatma dhe Aulona, ku në një bisedë për të rikujtuar kantautorin e parë shqiptar, Françesk Radi, janë ndarë kujtimet më të bukura me të ndjerin. Në fund të intervistës, Tinka Kurti “thumboi” publikun shqiptar me mesazhin e saj, kur tha:
“Ne jemi në një fushë futbolli ku është një perde. Pas saj janë regjizori, puntorët e skenës kurse para jemi ne aktorët”, – ka thënë aktorja e mirënjohur dhe e nderuar me shumë çmime.
“Por, unë bëj një pas të bukur dhe golin e bën Robert Ndrenika, dhe të gjithë [publiku] bërtasin “Rroftë Robert Ndrenika” e ne të tjerave na lënë në hije”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!







