Mendoj se duhet të jeni i vërtetë me veten dhe mbi të gjitha, me ne bashkëqytetarët e tu, përtej bindjeve politike. Kjo besoj është alfa dhe omega për këdo që mund të mbante pozicionin tuaj dhe që ka si qëllim parësor t ‘ i ofrojë këtij vendi një të ardhme të sigurtë.
Mjaft më me propagandë “feisbukiste”, mjaft më me manipulim të së vertetës. Mund t’i blini mediat, t’i manipuloni ato, por shqiptarin e thjeshtë, të ndershëm dhe me njëmijë halle jo, me atë jo.
Nuk mund të na hidhni hi syve, as të na induktoni gënjeshtren, ku me anë të saj, po tentoni të ndërtoni dhe të servirni një realitet rremë.
Ah mor Zoti Kryeministër, të ishim para 7 viteve do të thoja përvishni mënget e filloni punën, je akoma në kohë të ofrosh “Rilindjen e premtuar”. Sot s’më mbetet asgjë tjetër, pervç se t’ju them ndërgjegjësohuni, koha juaj ka mbaruar. It’s your final countdown!!!
E nesërmja është e jona, ne ia dolëm! /Nga Gentian NDOJ, sekretar i PD Vau- Dejës, publikuar në Facebook/