Skip to content
17 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E FSHEHTA/ Shkencetaret kane bere lidhje ne mes konsumit te alkoolit dhe kancerit

ShkodraWeb 10 October, 2017
alkolkancer

Shkencëtarët po akuzojnë industrinë e alkoolit se ka përhapur informacion të pasaktë për lidhjen mes alkoolit dhe kancerit. Studiuesit në Shkollën e Londrës për Higjenën dhe Mjekësinë Tropikale i kanë krahasuar veprimet e industrisë së alkoolit me përpjekjet që bëri industria e duhanit për të mohuar lidhjet mes pirjes së duhanit dhe kancerit në mushkëri.

Studiuesit analizuan informacionin e përfshirë në faqet e internetit të 28 organizatave në botë, që përfaqësojnë interesat e industrisë së alkoolit dhe arritën në përfundimin se shumica e tyre shtrembërojnë ose keqinterpretojnë provat për rrezikun që sjell alkooli për kancer, shkruan VOA.

“Ajo që do të shihni është se disa probleme shëndeti që lidhen me alkoolin përmenden në këto faqe, por nuk përmendet kanceri ose llojet specifike të kancerit, sidomos kanceri i gjirit apo i zorrës së trashë,” thotë Profesor Mark Petticrew.

Aleanca për Konsum të Përgjegjshëm Alkooli me seli në Uashington akuzohet se ka çorientuar publikun lidhur me rrezikun nga disa lloje kanceri, duke u përpjekur të përmendë rrezikun nga sëmundje të tjera.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Aleanca iu kundërvihet përfundimeve të shkencëtarëve duke thënë “Ne besojmë në rëndësinë e përhapjes së informatave shkencore dhe u përmbahemi konkluzioneve që kemi publikuar për alkoolin dhe shëndetin”.

Autorët e raportit krahasojnë veprimet e kësaj industrie me ato të kompanive të duhanit, të cilat për shumë kohë mohuan lidhjen mes pirjes së duhanit dhe kancerit.

“Në Britani rreth 4% e kancereve kosiderohen rezultat i konsumit të alkoolit. Mendoj se ajo që është e rendësishme është se rreziku është mjaft i ulët për ata që konsumojnë sasi të vogla. Por është fakt që këto kompani kanë përhapur informacion të shtrembëruar dhe kanë keqinterpretuar faktet,” thotë Profesor Petticrew.

Raporti thotë se nevojiten studime të reja urgjentisht për të parë nëse industria e alkoolit ka shtrembëruar informata edhe për rreziqe të tjera si nga sëmundjet kardio-vaskulare. /balkanweb/

Post navigation

Previous: Nga shiu ne bresher, u helmuan ne shkolle tashme edhe ajo u mbyllet nga ISHSH
Next: VIDEO/ Kryemadhi: Mjeket duhet ti bejne nje analize kryeministrit

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
prokuroria shkoder

Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas…

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.