Skip to content
14 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E fejuara e akuzoi per perdhunim, djaloshi tregon si qendrone verteta: Dje do te benin dasmen

ShkodraWeb 21 August, 2017
ciftiproblem
Të dielën e 20 gushtit, Julian H, do të digjte shaminë e beqarit. Do të lidhte kurorë me R., dhe do t’i premtonte asaj dashuri të përjetshme. Por, fati nuk deshi. Dita që ne fakt duhet të ishte më e lumtura e jetës së tij, iu kthye në makth. “Gazeta Shqiptare” zbardh historinë e plotë, të rrallë, të një çifti të ri. Mesdita e e së dielës, e gjeti Julianin në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Tiranës. Ish e fejuara e kishte denoncuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale, pa dëshirën e saj. Ndryshe nga sa pretendonte e reja, historia (e denjë për një skenar filmi) ka anën tjetër të medaljes, atë që Juliani rrëfeu para gjykatëses së gatshme, të cilën e bindi ta nxirrte në liri. Juliani i tha gjykatës së me R., njihej që herët, për shkak se janë lindur e rritur në të njëjtin qytet. Me të ishte fejuar pak muaj më parë dhe në fillim marrëdhënia mes tyre shkonte mirë.
Tre muaj ata jetuan në Itali sëbashku, ku Juliani punonte prej vitesh. Të dy (cifti ne foto), kishin vendosur që pas martese të jetonin në shtetin fqinj, për një jetë më të mirë, ndaj vendosën të lidhnin martesë; jo vetëm atë ligjore, por edhe festën me familjarët e tyre.
Kështu, me 3 gusht çifti ju drejtua gjendjes civile, ku shpalli martesën dhe nisën përgatitjen për ditën e madhe. “Po ecnim me makinë, kur ajo i nisi emoji (zemra) në whats up një personi. E pyeta me kë po fliste dhe më tha që ishte një kushëri i largët. I kërkova që ta takonim për kafe dhe ajo u rebelua. Fillova të dyshoj, ndaj e ktheva makinën dhe shkova në shtëpinë e saj. Kërkova shpjegime se kush ishte personi në fjalë, pasi unë gjeta fotot e tij në telefon. Ajo e irrituar theu telefonin.
Vendosa pa asnjë mëdyshje të anuloja dasmën dhe u largova bashkë me familjen në plazh në Shëngjin, kur në gazeta lexova që një person me inicialet J.H ishte denoncuar nga ish e fejuara për marrëdhënie seksuale pa dëshirë. Fillova të dyshoj, pasi inicialet përkonin me të miat, ndaj siç isha me rroba plazhi u drejtova në komisariatin e Lezhës. Aty mësova se i kërkuari isha unë dhe sigurisht kërkova të vijohej me procedurat”, shpjegoi Juliani dhe avokati i tij. Kallëzimin ndaj tij e cilësoi sajesë të ish të fejuarës së tij, në shenjë hakmarrje që e la pak ditë përpara martesës. Gjykata vendosi ta lirojë të dyshuarin, pasi shpalli të paligjshëm arrestimin. Juliani, tashmë do të hetohet në gjendje të lirë dhe duket se është nëse i vendosur që historia të zbardhet tërësisht./GSH.al

Post navigation

Previous: Sonte eklips i plote i diellit, per here te pare pas 99 viteve
Next: Shkon te konvertoje euro, i grabisin ne mes te qytetit 15 mije euro emigrantit

TË FUNDIT

xhesika-ndoja

Këngëtarja e njohur në spital, po kalon vështirësi shëndetësore, familja jep detajet për gjendjen e saj…

ShkodraWeb 30 March, 2026
alen sherri baba

FOTOLAJM – Ish- portieri i Vllaznisë dhe Kombëtares, bën “pritjen” e jetës, bëhet baba për herë të parë…

ShkodraWeb 24 March, 2026
topalli ditelindje 2022

FOTO – Ish- kryeparlamentarja Topalli gjyshe për herë të tretë, pas dy djemve Megi sjell në jetë një vajzë…

ShkodraWeb 18 March, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • “Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh 13 June, 2026
  • Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje… 13 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • VIDEO – Festa e Shna Ndout në Kishën e Laçit në Kurbin, policia masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit 12 June, 2026
  • VIDEO – Pas Velipojës, të rinjtë e bashkisë Shkodër organizojnë aksion pastrimi edhe në zonën e Thethit… 12 June, 2026
  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026
dom nika libra historie mali zi 2026

Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje…

ShkodraWeb 13 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.