Nuk kish si të ishte ndryshe. “Nuk ka kompetencë kushtetuese Presidenti, dhe në asnjë ligj, që të ndryshojë datën e zgjedhjeve”, thotë Komisioni. Këtë thashë edhe unë kur shpjegova pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ.
Është pika e parë e ligjit në të dy kodet: Edhe në Kodin Civil, edhe në Kodin e Procedurës Administrativë kjo që shpreh Komisioni i Venecias. Por pyetja që duhet ngritur këtu është kjo: Çfarë ka ndodhur në stafin juridik të këtij Presidenti?
Është forca e arbitrarizmit të tij që i është imponuar juristëve të tij të flisnin si qytetarë të thjeshtë, apo ata janë servilë të Metës deri në lakeizëm? Ore, apo ia kanë hedhur juristët e stafit këtij njeriu mediokër?
Koha do ta tregojë… Gjithsesi… koha po ecën vijimisht në favor të shqiptarëve dhe kundër korrupsionit të lartë shtetëror…Kjo është kryesorja e këtij çasti juridik që sot u hodh kundër presidentit shqiptar… /Nga Spartak NGJELA/