Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOSSIER/ Si i pushkatoi Vito Kapo dy njerez te pafajshem…

ShkodraWeb 26 August, 2017
Nga KOLEC TRABOINI
Ndërkohë që kishte plasur një debat i madh a duheshin nderuar si martir të demokracisë 67 shqiptarë të pafajshëm që pushkatoi katili Mehmet Shehu në shtator 1943, shumë njerëz me lidhje gjaku apo shpirtërore me komunizmin e konsiderojnë këtë dekorim një gabim i madh. Në këtë kor bretkosash postkomuniste nuk ndenji pa u përzierë edhe gërmadha e diktaturës Vito Kapo, e cila e lëshoi zërin e saj si qyqe vjeshte në mbrojtje të krimeve të komunizmit. Lexoni çfarë tha kjo hata e zezë: “Nuk ka gjë më të ulët. E pashë dhe mu duk një çmenduri. Si mund të dekorosh ata që u bashkuan me pushtuesin e huaj kundër partizanëve, bijve të popullit. Ata kanë qenë dhe mbetën tradhtarë të Shqipërisë që jo vetëm nuk duhen dekoruar por nuk duhet të zihen fare në gojë” .
Kjo plakë e rrjedhur, gruaja e eksponentit të komunistëve shqiptare Hysni Kapo, kërkon tu mësojë shqiptarëve se çfarë duhet të bëjnë e të mos bëjnë. Ajo ka guximin të mos i quaj as shqiptarë ata që u vranë egërsisht nga Mehmet Shehu, por thjeshtë e me përçmim: ballistë. Dhe as të analizoje sadopak se në çfarë rrethanash u vranë mizorisht ata 67 njerëz. Vito Kapo bën sikur nuk di se pak më parë ishte bërë Marrëveshja e Mukjes ku partizanë e ballistë ranë dakort që me çlirimin e Shqipërisë do ta ndanin pushtetin në mes tyre. Nuk thotë fare Vito Kapo se ishin komunistët të udhëzuar nga miku i saj dhe armiku i popullit shqiptar Dushan Mugosha, që prishën në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Mukjes. Nuk thotë kjo plakë komuniste as faktin se kur u bë ajo masakër në Lushnjë nuk kishte pushtues askund. Sepse italianët kishin kapitulluar ndërsa gjermanet ende nuk kishin ardhur në tokat shqiptare prandaj nga na dalin këto viktima të komunistëve që të kenë qenë bashkëpunëtorë të pushtuesve. Vito Kapo ka qenë në forumet udhëheqëse të komunistëve rreth pesë dekada, edhe ministre ka qenë dhe e di mirë mënyrën si funksiononte demagogjia, gënjeshtra dhe propaganda komuniste. Prandaj dhe në mënyrë krejt mashtruese i akuzon 67 viktimat e pushkatuara si bashkëpunëtorë të armikut pushtues, kur ato ditë pushtues nuk kishte asgjëkundi në Shqipëri.
Po se çfarë është mashtruesja Vito Kapo më mirë se kushdo e dinë libohovitët.
Ka një ngjarje gjatë viteve të luftës që e tregon shpirtin gjakësor të kësaj shtrige të kuqe komuniste. Dihet se në mes të libohovitëve, për shkak te ndarjes partizanë e ballistë kishte plas një luftë vëllavrasëse. Secila palë, herë partizanë e herë ballistë, vinin në këtë qytet paqësor dhe bënte masakra mbi popullsinë, rrëmbenin qytetarë dhe i pushkatonin. Në një nga këto ardhje, një njësit partizan rrëmbeu rreth 15 libohovitë dhe i mori me vete për ti dërguar në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë së Enver Hoxhës në Odriçan. Atje improvizuan një gjyq partizan dhe dy nga libohovitët që i mbanin si rob, u vendos ti dënonin me vdekje. Fillimisht i lanë të lidhur nën hijen e një peme deri sa të vinte koha për ekzekutimin. Andej kalon partizania Vito Kapo që atë kohë shërbente në Odriçan pranë shtabit të Enver Hoxhës. Afrohet nga robërit libohovitë dhe pyet se çfarë janë këta. I thanë i kemi sjellë nga Libohova e janë familje ballistësh. Vito Kapo që ishte vetë nga Zagoria, i njihte libohovitët ndaj iu afrua dhe i pyeti një për një. Pasi bëri këtë gjë u takua me atë që drejtonte gjyqin dhe e pyeti se sa do të pushkatonin.
– Dy, i tha ai partizani, besoj se kaq mjafton. Të tjerët do ti lëmë të lirë.
– Jo, thërriti partizania Vito Kapo. Jo, dy janë pak, po të pushkatohen katër.
Pastaj shkoi tek ata që i mbanin të lidhur, zgjodhi dhe dy të tjerë, e kështu të katërt i mbajtën. Të tjerëve u thanë të iknin e po të donin mund të futeshin në radhët e partizanëve. Të katërt ata që i ndanë në një anë pas pak i pushkatuan. Kështu që dy shpirtra njerëzorë janë në ndërgjegjen e pavrarë shtrigës komuniste Vito Kapo. Mirë është të pyetet kjo plakë se çfarë kishte me ata dy libohovitët e mjerë. Për me tepër duhet pyetur çfarë mban mend ende nga ajo kohë krimesh të përbindshme, e kjo para se të ketë rrjedhur krejt e të ketë dredhur bishtin. Këtë histori ma tregoi kohët e fundit një libohovit që nuk dëshiron të identifikohet sepse është person i njohur publik.
Por ajo partizania shtabiste e Enverit nuk ka në ndërgjegje vetëm jetën e dy libohovitëve. Vito Kapo ka qenë antare e presidiumit të Kuvendit Popullor që miratonte dënimet me vdekje. Ka miratuar dënimin me vdekje të Skënder Dajës dhe tre të burgosurve të tjerë të Revoltës së Spaçit më 24 maj 1973. E ka miratuar vendimin me vdekje të 22 vjeçarit Skënder Daja vetëm pse këndonte me kitarë këngët e Adriano Çelentanos. Skënder Daja ishte bir i një babai të pushkatuar, Qemal Daja në 1953.
Vito Kapo ka ndërgjegjen e saj edhe pushkatimet e Dervish Bejkos, Pal Zefit, Hajri Pashajt e qindra të tjerëve. Dhe asnjë prej kriminelëve komuniste nuk është dënuar nga drejtësia për rolin e tyre si xhelatë në duart e diktatorit që ka ekzekutuar rreth 6500 shqiptarë. Nuk e dimë pse hesht Europa në këtë rigjallërim të rrezikshëm të elementeve që e terrorizuan popullin shqiptar për 50 vjet deri në kufijtë e gjenocidit.
Ka një rigjallërim të llahtarshëm të vemjeve të kuqe. Mendojnë se ju ka ardhur ora për revansh. Prandaj është e kuptueshme se pse kjo plakë e kuqe komuniste në ngordhje, ka guximin marrok të mbrojë krimet e komunistëve, sepse kështu ajo mbron dhe krimet e veta të përbindshme për të cilat mjerisht nuk është dënuar asnjë herë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Apple pritet te zmadhoje ekranin e iPhone 8, ja sa pritet te jete…
Artikull pasardhës: “Ishin 5 veta, gjaku im dhe i femijeve” , rrefehet gruaja e dhunuar seksualisht gjate luftes se Kosoves

TË FUNDIT

kandidimi kryetar berisha 2026

VIDEO – “Neni ‘Basha’ s’ka arsye të hiqet nga Statuti”, Berisha rikonfirmon kandidimin me 23 maj…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • PËRBALLJET – Përcaktohet kalendari i ‘Final 4’, të gjitha ndeshjet do të luhen në “Air Albania” 17 March, 2026
  • VIDEO – “Neni ‘Basha’ s’ka arsye të hiqet nga Statuti”, Berisha rikonfirmon kandidimin me 23 maj… 17 March, 2026
  • FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

final four data 2026

PËRBALLJET – Përcaktohet kalendari i ‘Final 4’, të gjitha ndeshjet do të luhen në “Air Albania”

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
kandidimi kryetar berisha 2026

VIDEO – “Neni ‘Basha’ s’ka arsye të hiqet nga Statuti”, Berisha rikonfirmon kandidimin me 23 maj…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.