DOSSIER – Historia e vertetë e prefektit të Tiranës Qazim Mulleti, si e denigroi komunizmi poliglotin e veçantë

Jo atij te komedisë “Prefekti”, por atij me diploma në Stamboll e Vjenë e që njihte aq gjuhe të huaja sa lodhesh duke i numëruar! Rrugëtimi i Qazim Mulletit mes emigrimit dhe Shqipërisë…”Puthi tokën kur u kthye dhe tha se nuk do të merrej më me politikë”….Si pranoi të shërbente në Tiranë si prefekt dhe kryebashkiak në periudhën më të keqe. Kalvari i familjes pas luftës…Persekutimi, dhe komedia “Prefekti” si armë vrasëse.

Qazim Mulleti është një Personazh i rralle qe historia jonë është treguar e rreptë dhe e padrejtë me të. I diplomuar në Universitetin e Gallatasarajt e më tej në Akademinë diplomatiko-ushtarake të Vjenës, ai ishte një nga poliglotët e rrallë që ka pasur Shqipëria. Njihte dhe fliste turqisht, greqisht, gjermanisht, arabisht, serbisht, italisht, latinisht dhe frëngjisht.

Emrin e tij e hasim në ngjarjet kryesore historike të Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë me ngritjen e flamurit në Tiranë dhe në Vlorë, më tej si një prej katër adjutantëve të Princ Vidi, si pjesëmarrës energjik në Kongresin e Lushnjes, si komandant i forcave vullnetare për mbrojtjen e kufijve nga serbët, mbështetës i qeverisë së parë në Tiranë, e më tej i pozicionuar në rradhët e opozitës si fanolist i bindur. Që prej shtypjes së revolucionit të qershorit 1924, ai merr rrugët e mërgimit.

Në Vjenë martohet me Hajrie Kusin dhe pati nji djalë të vetëm: Reshitin, i cili u rrit pothuajse me figurën e munguar të të atit. Pas pushtimit të Shqipërisë, Qazim Mulleti kthehet në atdhe, ku ushtron për pak vite detyrën e kryebashkiakut të Tiranës dhe atë të prefektit. Në fund të Luftës, ai merr sërish rrugën e mërgimit duke lënë në Shqipëri bashkëshorten dhe dhjalin e vetëm, të cilët nuk do t’i shihte më kurrë.

Por ndryshe nga ky profil, për 50 vjet të regjimit komunis, shqiptarët e personifikuan Qazim Mulletin me një figurë groteske. Kjo për shkak të një komedie, ku e tallën dhe e fyen atë dhe familjen e tij, duke përdorur për personazhet e komedisë emrat e tyre realë. Falë dëshmisë së mbesës së tij, Fatbardha Saraçi Mulleti, sot do të mësojmë historinë e vërtetë të familjes së Qazim Mulletit.

Ishte shtator i vitit 1944. Reshiti 14 vjeçar mbeti sërish pa të atin. Qazim Mulleti ishte arratisur për të mos u kthyer më kurrë në atdhe. Nuk do ta shihtë më djalin e tij dhe as bashkëshorten Hajrien. Por historia dëshmoi se komunistët e derdhën gjithë hakmarrjen e tyre mbi fmailjarët e kundërhstarëve politikë, qofshin fëmijë, gra apo pleq, duke i bërë të përjetojnë ferrin për gjysëm shekulli.

Fatbardha ishte 5 vjeç kur u instalua regjimi komunist në Shqipëri. Ajo s’kish si të kuptonte çfarë po ndodhte e aq më pak të perceptonte të ardhmen e errët. Por shpejt do të shihte lot në sytë e nënës së saj, pasi babanë do t’ia arrestonin e me familjen e saj do të përjetonin ditë me të vërtetë të vështira, në kasolle e bodrume, për vite e vite me radhë.

Ky ishte vetëm fillimi i persekutimit për familjen e Fatbardhës, një persekutim që do të zgjaste afro gjysëm shekulli. Shijen e tij Fatbardha e provoi mbi lëkurën e saj. Por ajo nuk do të rrëfejë vetëm historinë e saj personale, por të gjithë familjes, e sidomos të familjes së xhaxhait të saj Qazim Mulleti, familje që sot është shuar tërësisht pa trashëgimtarë.

Ishte vitit 1948. Besim Levonja shkruan komedinë “Prefekti”, ku satirizohej tallej e përbaltej figura e Qazim Mulletit, e gruas së tij Hajries dhe sidomos e djalit të tij Reshitit. Komedia merr famë menjëherë dhe pushton gjithë skenat e vendit. I madh e i vogël tallej me batutat e kësaj komedie. Ndërsa në familjen e Qazim Mulletit bashkëshortja Hajrie dhe djali i saj Reshiti ishin troditur. Pse ta shkruante këtë komedi, për më tepër me emrat realë ai komedian i ri, që gjatë luftës ia kishte shpëtuar kokën vetë Qazim Mulleti???

Pak vite më vonë ky djalosh që i kishte shpëtuar vdekjes vetëm falë zemërgjerësisë së Qazim Mulletit do të shkruante komedinë “Prefekti”.
Mësuesja e tij Alija, sapo mësoi për këtë komedi, shkopi drjet e në zyrën e Besim Lëvonjës në Lidhjen e shkrimtarëve.

Ndërsa vijonin dënimin në Tepelenë, një ditë i kishin thirrur në Tiranë në Degën e Brendshme ku i kishin torturuar, duke iu kërkuar të tregonin se ku i kishin fshehur florinjtë.

Jeta në internim ishte e vështirë përtej çdo imagjinate. E gjithë jeta në kasolle teneqeje dhe dërrase, por më e rënda ishin mungesa e lirisë. Reshiti në kujtime te tij thotë së ai s’kishte të drejtë të lëvizte nga kampi përveçse me leje. Dy herë në ditë i nënshtrohej apelit. Duhej të paraqitej tek polici i kampit në mëngjes dhe mbrëmje. Shpesh i kërkohej ta bënte këtë edhe në drekë… Punoi gjithë jetën në bujqësi, në vendet më të largëta e të vështira. Por mallkimi i komedisë “prefekti” do ti kapërcente të gjitha vuajtjet. Ja një kujtim tjetër i dhimbshëm i tij…

Pas arratisjes në vjeshtën e 1944, Qazim Mulleti e jetoi pjesën e mbetur të jetës së tij në emigrim, bashkë me vëllanë e tij të vogël.
Familjarët e mbetur në Shqipëri mundoheshin të rrëfenin diçka prej jetës së tyre në letrat e rralla që këmbenin. E po ashtu edhe me rrugë të tjera ata në Itali merrnin lajme nga Shqipëria. Fatbardha tregon edhe një detaj se si e mori vesh Qazim Mulleti që për të kishin vënë në skenë një komedi kushtuar atij…

Qazim Mulleti jetoi pak vite pas arratisjes dhe pothuajse nuk u mor më aktivitet politik. Lajmi i vdekjes së Qazim Mulletit e gjeti familjen e tij të mbetur në internim, në një kasolle të mjerë në Savër të Lushnjes… Fatbardha e kujton si sot ditën që morën telegramin me lajmërimin e vdekjes së xhaxhait.