EMRAT – Kamionçina përplaset me “Fordin”, humb jetën punonjësi i policisë, plagosen 6 persona të tjerë…

Një punonjës policie ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Elbasan. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 6 persona të tjerë të moshave 33-55 vjeç, pasagjerë në dy mjetet e aksidentuara.

Mes të plagosurve janë edhe drejtuesit e automjeteve të cilët po i nënshtrohen testit të alkoolit.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti të jetë shkaktuar gjatë një tentative parakalimi. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

Viktima
1-Ardjan Xhaja

Personat e plagosur janë:
1-Adem Senja 53 vjeç
2-Nazmi Hysa 60 vjeç
3-Gezim Baku 60 vjeç

4-Marjus Hysa 30 vjeç
5-Kudret Hasa 27 vjeç
6-Maksim Ranxha 50 vjeç

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 11.06.2021, rreth  orës 21:20, në aksin rrugor  Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren,  Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”,  si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin  tip ” Ford”.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.