Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Dosjet e Sigurimit”, Rama nga Kuvendi: Ata që i përdorën, nuk guxuan t’i hapnin. Unë jam krenar..

ShkodraWeb 10 October, 2017
879F1EE7-1817-497A-B56F-88C951318656

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua një seancë përkujtimore për 70-vjetorit të pushkatimit të deputetëve opozitarë.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, u shpreh krenar që nën udhëheqjen e tij, qeveria vendosi dy vite më parë kalimin e ligjit të dosjeve, për të hedhur dritë mbi të shkuarën.

“Rruga e hedhjes dritë mbi të shkuarën duke mos lejuaar që ajo të mbajë peng të ardhmen tonë pas rënies së regjimit përmes fantazmash që e kanë përdorur demokracinë si teatër. 1 major dhe dy kapitenë ushtrie, janë autorët e eleminimit të 15 deputetëve që përbënin 20% të parlamentit në atë kohë,” u shpreh ndër të tjera Rama.

Fjala e tij në parlament

Sfidë si nxitje për t’u kujtuar të gjithë bashkë se ne jemi këtu që të gjithë pavarësisht se shumicë a pakicë, si rezultat i lirisë dhe për ta përdorur lirinë dhe fjalën në funksion të atyre që këtu na kanë sjellë. Shumë prej këtyre dëshmorëve të fisnikërisë së politikës ishin të përshkuar në gjithë sistemin e bindjeve të tyre, nga social-demokracia më gjithëpërfshirësve. Nuk mund të mos harrosh se sa shpesh, sa në mënyrë të padenjë shpesh herë shkelet këtu në këtë sallë, ajo frymë.

Është e pamundur të mos vlerësohet pikërisht sot pse-ja e madhe që lidhet me Shqipërinë e pas-luftës, me Shqipërinë e vetë-mohimeve të një populli të vogël, të vobektë ku gjithë dëshira për progres u përdor për të ngjizur një sistem vrasës e shkatërrues. As sot dhe as për jo pak vite të tjera, ne nuk do arrijmë dot ta çlirojmë këtë sallë, vetëveten tonë si pjesë e kësaj gjenerate të politikës nga ndotja prej atij mekanizmi që ishte i ndryshkur. Sot jemi këtu për shkak të një ligji që ne e kaluam në këtë parlament dy vite më parë, një ligji që më në fund, pas 25 vitesh e bashkoi Shqipërinë me vendet që kaluan përmes ferrit komunist dhe që vendosën të ndahen me të jo thjeshtë duke ndërruar sistemin por duke guxuar të bëjnë dritë mbi të shkuarën.

Ligji për hapjen e dosjeve, ato dosje që për 25 vite u përdorën për të goditur njëri-tjetrin, që na pajis me mjete hulumtimi, dhe nuk mund të mos jem krenar që jam në krye të një qeverie që këtë mision e mori përsipër, që të tjerë para nesh nuk e morën kurajon ta merrnin dhe që shpesh harxhuam kohë duke baltosur njëri-tjetrin. Rruga e hedhjes dritë mbi të shkuarën duke mos lejuaar që ajo të mbajë peng të ardhmen tonë pas rënies së regjimit përmes fantazmash që e kanë përdorur demokracinë si teatër. 1 major dhe dy kapitenë ushtrie, janë autorët e eleminimit të 15 deputetëve që përbënin 20% të parlamentit në atë kohë. /balkanweb/

Post navigation

Previous: Ministri Gjiknuri operatoreve te karburanteve: Keni edhe pak dite kohe…
Next: Seanca për “vrasjen e deputetëve”, Berisha Junior nxjerr pseudonimin: E organizoi “Cigarja”

TË FUNDIT

salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
bardh spahia marjana koceku 2026

NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet

ShkodraWeb 15 June, 2026
rama berisha protesta 2026

OPINION – Evoluimi i protestave nga “Rama në burg, Berisha në burg” tek “Rama, jepe dorëheqjen”…

ShkodraWeb 14 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.