NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Dorëzohet” Mali i Zi, kerkesë zyrtare NATO-s për mbështetje në betejën me virusin…

Qeveria e Malit të Zi i ka kërkuar ndihmë mjekësore NATO-s, përkatësisht Qendrës për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive, sa i takon luftës kundër pandemisë. Aktualisht në këtë vend janë të regjistruara 91 raste të të infektuarve, ndërsa deri më tani ka marrë dy jetë njerëzish në këtë shtet.

Në kërkesën e saj drejtuar NATO-s, thuhet se Mali i Zi kërkon 320 respiratorë dhe mbi 5.6 milionë maska kirurgjikale. Sipas mundësive, Mali i Zi kërkon edhe rreth një milion maska të posaçme me filtra dhe rreth 6.5 milionë dorëza.


Qendra për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive është një mekanizëm civil i NATO-s për reagim në situatat e jashtëzakonshme. Mali i Zi është bërë vendi i fundit në Evropë që ka raportuar rastet e para me virus më 17 mars.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!