Dorëzohet dokumentacioni në KQZ, deputetja e zgjedhur me 25 prill rrezikon të humbasë mandatin për shkak të babait…

Deputetja e PD për qarkun e Lezhës Elda Hoti, rrezikon të humbasë mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Mësohet se në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është depozituar një ankesë në adresë të deputetes Hoti, ku sipas dokumenteve të dorëzuara bashkëngjitur thuhet se është fshehur ndryshimin e emrin të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.

Ankimi është bërë në adresë të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi ndërsa për dijeni i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, drejtuesit të SPAK si edhe ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë.


‘Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në akimin e dorëzuar në KQZ, ku pretendohet se deputetja Elda Hoti ka shkelur ligjin për dekriminalizimin dhe konsumuar vepër penale.

Ankesa e dorëzuar në KQZ, mban datën 13.10.2021, ndërsa deri më tani nuk kemi ende një vendim prej këtij institucioni. Kujtojmë se deputetja Elda Hoti mori mandatin nën siglën e PD, për këtë legjislaturë pas dorëheqjes se Mark Markut nga Qarku i Lezhës.