Deputetja e opozites se re ne Kuvend, Rudina Hajdari ka reaguar pas deklaratave te bera sot nga Kryetari i ri i grupit të Demokratëve, Korab Lita. Ky i fundit doli ne media per te sqaruar vendimin e këtij grupimi për të larguar Rudina Hajdarin nga posti i drejtueses. Sipas Korab Litës, Hajdarit i është kërkuar të largohet si kryetare Grupi pasi ka zhgënjyer besimin e deputetëve pjesëtare të këtij grupimi parlamentar.
Lita sqaroi se Rudina Hajdari ka qenë e pranishme në mbledhjen e demokratëve dhe ka dhënë dorëheqjen në mënyrë verbale, ndërkohë që pas këtij vendimi ka nisur procedura për zgjedhjen e drejtuesit e të ri. Por vete Hajdari thote se Lita ka ushtruar presion ndaj deputeteve dhe pamjet filmike te Kuvendit do i coje ne Prokurori.
REAGIMI I PLOTE I RUDINA HAJDARIT
Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë.