Shkruan në Facebook analisti dhe botuesi Alfred Lela: “Eksperti mjeko-ligjor (i shtetit) ka parë këto shenja dhe të tjera, që specifikohen në raportin zyrtar, që Rama, Lleshi e të tjerë lokalë, por edhe ndërkombëtarët, të cilat e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë.
Ja ku i kanë, në rrugë e sipër për në gjykatë. Ndoshta nuk i sheh as gjykata. Të gjithë këta bashkë mund të mos kenë sy, por, sa për vete, atë zë që kam nuk ma heshtin dot.”, shkruan Alfred Lela në Facebook.
Postimin e tij Lela e shoqëron me dëshminë e mjekut ligjor dhe me një foto të shenjave në trup pasi u ndaluar nga policia në prótéstën për príshjèn e Teatrit Kombëtar.