Një tjetër aleancë parazgjedhore midis partive është regjistruar në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.
Janë tetë parti pa ndonjë peshë elektorale që kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme për të garuar në një sigël “Aleanca”.
Partitë që kanë krijuar koalicionin, janë Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Evropiane, Partia me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia e Reformave Demokratike, etj.