“Do të vazhdojmë projektet e nisura. Sigurimi i ujit të pijshëm është premtimi im për mandatin e ri 4- vjeçar ndërsa banorët e fshatrave Goraj- Budishë do të subvencionohen në pemëtari, produkte bujqësore dhe blegtori”, ka premtuar gjatë takimit me banorët në Goraj kandidati pkr deputet i PS- së Paulin Sterkaj.
“Rruga e asfaltuar e ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën nga Zagora deri në Kastrat por kjo nuk mjafton, duhet nxitur punësimi dhe orientimi i fermerëve në drejtim të rritjes dhe mbarështrimit të blegtorisë dhe mbjelljen e pemëve frutore pasi këto zona janë tepër të favorshme për gjënë e gjallë dhe pemëtarinë”, ka theksuar kandidati Sterkaj.
Drejtori Rajonal i Bujqesise për Qarkun Shkodër Pjerin Spathari, si banor i fshatit Goraj, ka bërë thirje që me 25 prill të votohet masivisht për Partinë Socialiste dhe numrin 2 në listen e qarkut, kandidatin Paulin Sterkaj. Ndërsa kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj, duke sjellë në vëmendje ndryshimin e thellë që ka pësuar Malësia gjatë këtyre 8 viteve, e ka lidhur gjithçka me punën dhe përkushtimin e deputetit të fortë malësor Paulin Sterkaj.
“Prandaj i kërkojmë votat me 25 prill për PS- në dhe kandidatin tonë Paulin Sterkaj në mënyre që në Kuvendin e ri të Shqipërisë të shkojë me mbështetje maksimale dhe i motivuar për të kërkuar të tjera investime për Malësinë në të ardhmen”, ka thënë marinaj. Në takim ka përshendetur dhe kryetari i PS- së Malësi e Madhe Lulzim Zaraj ndërsa banorët kanë premtuar mbështetje me votë për PS dhe numrin 2 në listën e Qarkut të Shkodrës, kandidatin Paulin Sterkaj.