Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERSONAZH – Ditëlindja e një zonje shkodrane të skenës dhe ekranit, për Zyliha Milotin vitet janë thjesht numra!

ShkodraWeb 11 January, 2026
zyliha miloti

Sot, aktorja e mirënjohur, diva e skenës e ekranit shqiptar, Zyliha Miloti “Mjeshtre e Madhe” ka ditëlindjen.

Ajo lindi më 11 janar 1946, në Shkodër. Mbaron shkollën e mesme “Jordan Misja” në vitin 1965 . Në vitin 1967 e në vijim paraqitet si një nga aktoret më të suksesshme të Estradës Profesioniste të qytetit të Shkodrës. Mban titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Pa i mbushur 14 vjet, kur ishte në klasën e 7-të, ajo u paraqit për herë të parë para publikut si një këngëtare e vogël shumë e talentuar. Rolet e para kanë qenë dramatike dhe si aktore e humorit ajo i filloj në moshën 20 vjeçare në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës pranë teatrit “Migjeni”.

Galeria e personazheve që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar.

Rreth 60 vite karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe gjatë këtyre viteve ka realizuar më shumë se 260 premiera. Në çdo premierë rolet e saj kanë spikatur për interpretim të shkëlqyer dhe kanë qenë të arritura. Përveç këtyre ajo ka marrë pjesë në teatrin e dramës dhe në një numër të madh filmash të kinostudios “Shqipëria e re” dhe të atyre pas viteve ’90.

Gjithë jetën e saj pa u larguar asnjë ditë nga kjo estradë e që prej vitit 1967 ajo ka interpretuar plot gjallëri në shfaqet e planifikuara të asaj kohe në fshat, malësi si dhe në të gjithë Shqipërinë.
Zyliha Miloti ka pasur fatin e madh që ka punuar me një plejadë artistësh të mëdhenj, regjisor e shkrimtarë në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës pranë teatrit “Migjeni”. Ajo gjeti një grup aktorësh të paarritshëm.

Ka qenë regjisor i ndjeri Paulin Sekuj i cili ka punuar për një kohë të gjatë me Zylin, pastaj kanë vazhduar të tjerë regjisor të mëdhenj si: Serafin Fanko, Edmond Mhilli,

Zehrudin Dokle, Arjan Çuliq, Stefan Çapaliku, Gjergj Vlashi, Haxhi Rama, Fatbardh Smaja, Bruno Shllaku, Altin Basha etj, si dhe shkrimtarët Fadil Kraja, Kolec Pepa, Paulin Selimi e të tjerë.

Nuk harrohet dyshja e humorit Tano Banushi – Zyliha Miloti, për 25 vite me radhë dhe më vonë me aktorin Paulin Preka që janë padyshim maja e estradës shqiptare.

Qindra role ka interpretuar Zyli edhe me aktorë të tjerë, duke pasur materiale letrare të jashtëzakonshëm, me të vërtetë secili më i mirë se tjetri.

Nuk harrohet kurrë autori i pashtershëm i burimit të këtij materiali letrar shkrimtari humorist, i ndjeri Paulin Selimi, cikli i parodive me Gjosho Vasinë, apo kupletet dhe paroditë e spikatura me aktorin, humoristin e shquar Zef Deda.

Në plejadën e mrekullueshme të aktorëve ka qenë edhe i paharrueshmi Hasan Smaja (Artist i merituar), Bik Pepa, si dhe aktorët e një brezi më të ri, Zef Deda( Mjeshter i Madh), Besnik Çinari( Mjeshter i Madh), Jolanda Shala, Katrina Biga, Drande Xhaj, Gëzim Kruja(Mjashter i Madh), Smajl Alia, Edmond Halili, Sandër Ruçi(Mjeshter i Madh), Anton Krosaj, Muhamet Çekini etj. Talenti dhe aftësia profesionale e Zylit, sigurisht që ka bërë të jetë e përshtatshme për këta aktor, duke punuar me një dëshirë e pasion të madh me të cilët sukseset kanë qenë gjithmonë të garantuar.

Zyliha Miloti ka qenë gjithmonë shumë energjike në rolet që ajo ka interpretuar me kaq siguri dhe madhështi, jo vetëm në estradë por edhe në dramë e komedi, pa harruar pjesëmarrjen e saj në filma, opereta etj. Ajo vazhdon të jetë aktive edhe sot në skenën e teatrit.

Zyliha Miloti ka luajtur në shumë shfaqje teatrale, por disa kanë mbetur si një identitet i saj, duke e thirrur me emrat e roleve siç janë: Hana, Rabija, Zade, Luli, dhe Lokes.

Zyli është vlerësuar me disa çmime, tituj dhe shpërblime. Artiste e Merituar, “Gruaja e vitit 2000-2001″ nga Instituti i Biografive në Kembrixh të Anglisë, duke u zgjedhur mes 2000 personaliteteve botërore. Ka marrë çmime në “Ditët e humorit”, pastaj çmimin “Naim Frashëri i Artë” me motivacionin “Për kontribut të shquar në artin skenik dhe interpretim me nivel të lartë në gjininë e humorit”: “Mjeshtre e Madhe ”, dekoruar nga Presidenti i Republikës.

Edhe 100 të tjera duke nis nga sot zonja Zyl!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA ILIR META – Arben Ahmetaj, një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë…
Artikull pasardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 janar 2026…

TË FUNDIT

salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
rruga obot 2026

Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç

ShkodraWeb 16 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.