Kina hyri e para në vorbullën e vështirë dhe doli relativisht shpejt, pa pasoja të rënda krahasuar me popullsinë e saj. Italia e pas saj Spanja, janë dy vendet- simbol fatkeq ku pesha e pandemisë u ndje fort dhe vazhdon akoma. Ballkani e brenda tij Shqipëria, të paktën deri tani duket se janë në periferinë e rrezikut. Vendet e tjera, nga ajo që raportohet mediatikisht, si Rusia për shembull, nuk demonstrojnë shqetësime të mëdha nga virusi. Shtetet e Bashkuara, të paktën sipas asaj që përcjellin mediat, po fillojnë të ndjejnë pasojat e virusit korona.
Diferencat në mes shteteve dhe kombeve, duket se janë shuar. Shqipëria e varfër dhe me një sistem shëndetësor të lodhur në të gjitha kuptimet, gjen forca të dërgojë në Italinë e G-7 10 mjekë e infermierë për të ndihmuar në përballjen me pandeminë. Sa për të dhënë një shembull se edhe virusi korona po nis të shfaqet si diabeti që gjerësisht njihet si “sëmundja e të pasurve”. Me një ndryshim fare të vogël, “sëmundja e shteteve të pasura”.
E ndërsa lajmet nuk janë aspak premtuese për një ndarje të shpejtë të njerëzimit me këtë pandemi, janë shumë pyetje që çdokush mund ti ngrejë me të drejtë. Nuk ka aspak nevojë të jesh amator apo ndjekës i “teorive konspirative” për ti artikuluar.
Si shpjegohet që Kina hyri e para në pandemi dhe doli e para, relativisht shpejt dhe me pasoja modeste krahasuar me numrin e popullsisë?
Si shpjegohet që, pas shfaqjes në Kinë, shtete shumë të zhvilluara si SHBA, Italia, Spanja, Franca, Britania e Madhe, nënvleftësuan pasojat e pritshme të pandemisë?
Si shpjegohet që sistemet shendetësore të shteteve më të zhvilluara ranë gati në kolaps dhe u “kujtuan” se jo vetëm nuk kanë respiratorë mjaftueshëm, por as maska të thjeshta?
Si shpjegohet që të gjitha mediat, në të gjithë globin, shpërndajnë thuajse në sinkronizim të plotë, vetëm informacione që vijnë nga burime zyrtare informacioni shtetëror?
Si shpjegohet që vende më pak të zhvilluara si Koreja e Jugut apo edhe Rusia, deklarojnë shumë më pak pasoja se vendet e tjera më të përparuara?
Si shpjegohet që një virus i njohur (provuar me fakte audio- video) të paktën nga 2015-a, i eksperimentuar në laborator, të “arratiset” dhe të shkaktojë pandemi të tillë si një virus “i panjohur” apo “i padukshëm” siç po cilësohet?
Pse të gjitha shtetet në unison paraqesin si të vetmen “kurë” për virusin vetizolimin e bërthamave familjare, pra që virusi sërish të jetojë dhe të vrasë por i kufizuar brenda qelizës së shoqërisë?
Pse u këshillua që në javët e para që të moshuarit të kihen kujdes se janë “preja” e preferuar e virusit?
Pse njihet kjo veçori e virusit që edhe sot konsiderohet “i panjohur” e “i padukshëm”?
Pse po shkakton shumë viktima në vende me popullsi të madhe të moshës mbi 65 vjeç si Italia apo Spanja dhe jo në Japoni, vendi me numrin më të madh të moshuarëve në botë?
Pse po flitet për eksperimentim të vaksinave tek njeriu brenda pak javëve nga shfaqja e virusit (duke shkurtuar të gjitha afatet e njohura) dhe prodhimi i tyre masiv pas 12 apo 18 muajve, siç ka ndodhur edhe me viruset e tjera?
Si shpjegohet që asnjë nga liderët e rëndësishëm botërorë deri tani nuk është infektuar nga virusi?
Si shpjegohet se ka disa ilaçe që në shtete të ndryshme po japin rezultat në trajtimin e pandemisë dhe akoma OBSH nuk ka një protokoll për trajtimin me medikamente të virusit?
Pse në nisje të epidemisë OBSH nuk sugjeroi testime në masë të popullsisë dhe sot përmend thuajse çdo ditë “test, test, test”?
Pa u ditur se kur do të përfundojë pandemia, pse vendet më të zhvilluara të botës caktuan 5 trilion dollarë për përballimin e pasojave të virusit në ekonominë botërore?
Ku dihen përmasat apo pasojat e një fenomeni që vazhdon të konsiderohet akoma “i panjohur”?
Pse shtete të ndryshme, përballë të njëjtës epidemi, i rekomandojnë shtetasve qasje të ndryshme përballë epidemisë?
Pse me kalimin e ditëve, javëve, pas “frikësimit” të të moshuarëve, po përpiqen të “frikësojnë” edhe moshat më të reja nga pasojat e virusit?
A është çdo gjë ashtu siç duket apo na tregojnë atë që duhet të besojmë të gjithë në unison?
A është starti i një “fillimi” të ri për botën e shoqërinë njerëzore, pas fundit të dhimbshëm të një epoke?
A jemi përballë një “Sodome e Gomorre” ashtu siç shkruhet në Bibël apo dikush/disa nga ne guxuan të marrin në dorë rolin e të Gjthëpushtetshmit?
Pas përfundimit të pandemisë, rishfaqjes sl saj apo një të ngjashme, a rrezikon njerëzimi zhytjen në kaos deri në shkatërrimin e strukturës së shteteve të pavarura nga njëri- tjetri?
Në fakt, ka apo mund të ketë edhe shumë pyetje, qindra apo mijëra. Sepse e tillë është situata, jo kaotike por në kufijtë brishtë të panikut. Ajo që na bashkon të gjithëve është pafuqia për të ndikuar, ndryshuar atë që po ndodh para syve tanë! Nuk ka rëndësi kombësia, shtetësia, pasuria dhe pozicioni social! Nuk ka asnjë pyetje të keqe…problemi janë gjithmonë përgjigjet! /Nga Blerti DELIJA/