Skip to content
31 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Personazh
  • Politika

“Disa pleq në moshë e disa pleq në mendësi”, star- up- et, Edona Bilali i përgjigjet akuzave të Ina Zhupës së PD- së

ShkodraWeb 1 month ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

297

Shkruan në Facebook Edona Bilali, ministre shteti për Mbështetjen e Sipërmarrjes, deputete e Shkodrës: Sa herë në këtë vend ndodh diçka e mirë, ‘non grata’ dhe ndjekësit e tij hidhen përpjetë. Kështu ndodhi edhe për projektet e mbështetura të ekosistemit të startup-eve.

Kaluan pak ditë dhe filloi baltosja. Por mire baltosja mbi mua si ministre, po çfarë taksirati kanë fituesit, që janë të rinj e të reja që kanë aplikuar me projekte dhe janë vlerësuar nga një komision profesionist, pjesë e së cilit kanë qenë edhe pjesëmarrës të protestave të ‘non grata’.

Sa më shumë baltë hedh ‘non grata’, aq më shumë jam e bindur që thirrja e parë ka qënë e suksesshme. Më vjen keq për të rinjtë, që duhet të dëgjojnë baltën e hedhur nga pleqtë e politikës, disa pleq në moshë e disa pleq në mendësi.

Por puna e këtyre të rinjve dhe modelet inovatore të biznesit të mbështetura nga ky program do të flasë me vepra, jo me llafet e politikës që i merr era.

Një ditë më parë, deputetja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar ministren Edona Bilali për abuzime duke thënë se favorizon miqtë. Sipas Zhupës, ka dhënë 2 grante me vlerë 88 milionë lekë për 2 organizata që janë pjesë e rrjetit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Një tjetër rast që përmend është përfitimi i 40 milionë dollarëve nga djali i drejtorit të FSHZH Fladi i Agollit për start-upin e tij. Sipas deputetes, edhe Hasko që ka përfituar grant për start-up ka qenë bashkëpunëtore e ministres për një kompani konsulencash.

Për këtë çështje ka reaguar më parë Sali Berisha, të cilit i ka kthyer përgjigje vetë ministrja duke thënë se janë shpifje pretendimet se ka përfshirë miqtë e saj në grante për start-up. Start-up nënkupton kompani apo individë të cilët hedhin në treg ide të reja inovatore, kryesisht në teknologji.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: VETTING – Shkarkohet nga detyra gjyqtari shkodran, KPK- së iu deshën 6 seanca për të marrë vendimin
LAJM PAS: Prej rreth një jave efektivë të policisë së Shkodrës në Grudë të Re, ja çfarë kanë evidentuar lidhur me “persona të armatosur”

TË FUNDIT

BBVIP – “Ja pse nuk e puth ajo Luizin, edhe pse ndjen për të”, Olta zbulon “sekretin” e madh të Kiarës…
  • Kryesore

BBVIP – “Ja pse nuk e puth ajo Luizin, edhe pse ndjen për të”, Olta zbulon “sekretin” e madh të Kiarës…

16 mins ago
FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin
  • Kryesore

FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin

1 hour ago
NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!
  • Dossier

NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!

1 hour ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – “Ja pse nuk e puth ajo Luizin, edhe pse ndjen për të”, Olta zbulon “sekretin” e madh të Kiarës…
  • FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin
  • NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!
  • “Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • “UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…

TË FUNDIT

BBVIP – “Ja pse nuk e puth ajo Luizin, edhe pse ndjen për të”, Olta zbulon “sekretin” e madh të Kiarës…
  • Kryesore

BBVIP – “Ja pse nuk e puth ajo Luizin, edhe pse ndjen për të”, Olta zbulon “sekretin” e madh të Kiarës…

16 mins ago
FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin
  • Kryesore

FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin

1 hour ago
NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!
  • Dossier

NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!

1 hour ago
“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.