Skip to content
11 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Dimri i kaluar ka qenë i tmerrshëm për shqiptarët”, eksperti i Shëndetit Publik: Shifrat zyrtare të manipuluara, vdekjet 4 herë më të larta

ShkodraWeb 12 February, 2022
erion dasho

Humbjet e jetës në pandemi janë 4 herë më të larta se shifrat zyrtare, të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë. Në më pak se 2 vite janë mbi 14 mijë vdekje shtesë, por prej tyre vetëm 3407 kanë si shkak të njohur koronavirusin. Mospërputhja e shifrave, në gjykimin e ekspertit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, nuk është aspak çudi, sa kohë që qeveria ka zgjedhur të fshihet pas shifrave të manipuluara.

“Mos përputhja e shifrave nuk paraqet asnjë çudi. Kemi të bëjmë me një mashtrim të opinionit publik nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Vdekje që fshihen, refuzim për të pranuar dhe njohur realitetin. Në këto kushte ndjej keqardhje që Komiteti Teknik i Ekspertëve, Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria fshihen pas shifrave të manipuluara duke fshehur dështimin e tyre në raport me kontrollin e pandemisë”, pohon Dasho.

SITUATA

Nga analiza e të dhënave, të bëra publike një ditë më parë nga INSTAT-i, doktori vë në dukje se dimri i kaluar ka qenë i tmerrshëm për shqiptarët. Në tremujorin e parë të vitit 2021 janë regjistruar më shumë se 10 mijë humbje jete, që është edhe shifra më e lartë përgjatë periudhës pandemike. “Duke krahasuar të dhënat për vitin 2021, me ato të 2020-s, pesha më e madhe e vdekjeve, pra ajo që bën diferencën është tre mujori i parë.

Kemi pasur një numër më të lartë vdekjesh përgjatë periudhës janar-shkurt-mars 2021 në raport me tre mujorin e parë të 2020. Janë më shumë se 10 mijë vdekje gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, nëse do të shohim tremujorin e tretë dhe të katërt kemi më shumë vdekje se mesatarja e viteve të kaluara, por më pak vdekje se tre mujorët përkatës të vitit 2020. Në këto kushte është një grafik i qartë se dimri i kaluar ka qenë i tmerrshëm për shqiptarët”, thekson Dasho, eksperti i Shëndetit Publik.

SHKAQET

Duke u ndalur te shkaqet që mund të kenë çuar në përkeqësimin e situatës, doktori vë theksin te plani i masave, që sipas tij kanë qenë difektoze dhe nuk kanë dhënë asnjë efekt pozitiv në frenimin e përhapjes së pandemisë. “Mendoj se, kjo situatë i dedikohet mos marrjes së asnjë mase gjatë kësaj kohe ose edhe ato masa që janë ndërmarrë nuk kanë dhënë efektet e pritshme.

Kjo u pasua me dëmet e jashtëzakonshme në shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. U përballëm me një pandemi ku nuk është respektuar asnjë nga pjesët e trinomit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, testo-gjurmo-trajto, dhe gjatë gjithë kohës autoritetet shëndetësore dhe qeveria janë fshehur pas masave inekzistente, të cilat asnjëherë nuk i zbatuan ashtu siç duhet”.

Post navigation

Previous: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 12 shkurt 2022…
Next: “Ka dëmtuar futbollin”, zgjedhjet në FSHF, flasin dy legjendat kuqezi Vata dhe Bogdani: Pas 20 vitesh Duka të ikë

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse… 11 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • Autorët i thyejnë këmbët dhe i presin një pjesë të veshit, dhunohet brutalisht ish-kreu i PD në Dajç… 10 May, 2026
  • VIDEO – Vllaznia e mbyll në krye Abissnet Superiore dhe fiton 100 mln lekë premio, nis “Final 4″… 10 May, 2026
  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.