Mjeket e Shkodres, perseri ne proteste. Pas rastit te mjekut Besmir Grishaj para pak diteve, eshte verifikuar serish nje rast dhune, tanime ndaj nje infermieri te Spitalit te Shkodres, te cilin kane dashur te mos e identifikojne per mediat. Serish bluzat e bardha jane mobilizuar me synim sensibilizimin e opinionit publik, por edhe venien ne levizje te organeve ligjzbatuese per te parandaluar ngjarje te tilla. Per mediat, mjeket e Shkodres kane lexuar nje deklarate, ku kerkohet me shume siguri ne punen e tyre te perditshme, krijim i kushteve normale per ushtrimin e profesionit te tyre. Si ne rastet e tjera, edhe ne kete rast, kerkohet zbardhja e ngjarjes dhe venia para pergjegjesise e pergjegjesve. /ShkodraWeb/