Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pak më parë tek Ura e Dajlanit në Durrës, ku u gjet pa jetë një person. Fillimisht u raportua për një aksident, por sipas informacioneve paraprake, thuhet se viktimën e kanë hedhur nga një automjet në lëvizje dhe policia dyshon për vr.asje.
Është mësuar nga burimet se personi ka shenja dh.une në trup, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.