Policia e ka konfirmuar tashme se jane 3 viktima ne mjetin Fuoristrade qe u zu poshte nga nje masiv i madh shkembor ne Torovice. Nuk dihet ende identiteti i tyre, por thuhet se jane dy meshkuj dhe nje femer. Demtimi ka qene i madh dhe ata kane nderruar jete ne vend.
Sipas Policise, gjysma e makines eshte e shtypur dhe nuk duket gje ne kete pjese. Dyshimet jane se mund te jene edhe 2 persona te tjere qe ende nuk duken ne pjesen e shtypur te makines.
Mesohet se ata po leviznin nga Balldreni per ne Torovice.
Raportohet se eshte dashur qe makina te copetohet, te pritet ne menyre qe te behet e mundur nxjerrja e trupave.
Thuhet se nje masiv i madh shkembor eshte shkeputur nga mali per shkak te kohes se keqe dhe ka rene mbi mjetin qe po levizte ne zone ne kete kohe.
Informacioni nga Policia:
Me datë 07.10.2017, në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.
Deri në këto momente, janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor.
Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme./balkanweb/