DETAJET – Dyshohet se viktimat qëlluan njëri-tjetrin, kandidati për kryekomunar dhe politikani i njohur humbën jetën

Një vrasje e dyfishtë e dy politikanëve të PDK-së ka tronditur mbrëmjen e sotme Kosovën. Kandidati i PDK-së për Pejën Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë me armë zjarri, raportojnë mediat në Kosovë.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri-tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit, duke mbetur të vrarë.

Astrit ADEMAJ

Po ashtu bëhet me dije se i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti vëllai i Astrit Ademajt. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që ka nisur hetimet lidhur me krimin e rëndë.

Policia e Kosovës në Pejë ka bërë të ditur se dy persona kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri afër shkollës ekonomike atje.

“Sonte rreth orës 20:20 afër shkollës ekonomike është dyshuar për të shtëna me armë zjarri. Pas kësaj dy persona kanë pësuar lëndime trupore, janë dërguar në spital dhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tyre”.

“Në vendin e ngjarjes janë njësitet e policisë bashkë me prokurorin e shtetit”, kanë thënë nga policia.

Blerand KADRIAJ

ShkodraWeb Channel