DETAJET – Dy të rinjtë pritë 32- vjeçarit në lagjen “Parrucë” të Shkodrës, ngjarja jo konflikt i çastit…

Zbardhet përplasja me ar.m.ë, e ndodhur në qytetin e Shkodrës një ditë më parë. Të dhënat nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja nuk ka qenë një konflik i çastit, por dy të rinjtë e shpallur në kërkim nga policia i kanë ngritur pritë 32-vjeçarit Taulant Ahmeti.


Burimet flasin për një tentative të mirëfilltë vr.a.sje ndaj shtetasit Taulant Ahmeti, pasi këtij të fundit i është bërë pritë dhe sapo ka zbritur nga automjeti, në drejtim të tij ka shkuar i ar.m.atosur shtetasi Gledis Ustabeqiri, 23 vjeç, i shoqeruar nga Hygert Muçaj, 32 vjeç.

Taulant Ahmeti e ka parë veten të zënë në kurth dhe ka zbritur nga automjeti, atëherë Gledis Ustabeqiri i ka drejtuar ar.m.ën. Në këto momente ka ndërhyrë dhe Hygert Muçaj, i cili ka që.ll.uar me shufër hekuri në kokë Taulant Ahmetin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Agresorët, pasi kanë parë që Ahmeti nuk po largohet, madje iu është përgjigjur me konfrontim fizik edhe pasi ka parë ar.m.ën, Ustbeqiri ka shtënë tre herë, por fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur. Më pas janë larguar me mjetin e tyre Benz fouristradë ML me targa AA 250 VH.

Policia pas identifikimit akoma është në kërkim të tyre, ndersa në polici ka mbërritur vetëm Taulant Ahmeti, i cili ka sqaruar sulmin ndaj tij dhe është lënë i lirë. Ai ka refuzuar të flasë për shkaqet që çuan dy të rinjtë të tentonin ta vr.i.snin, madje në polici ka thënë se nuk ka arritur të identifikojë personat që e kanë që.l.luar pasi kanë pasur kapele dhe syze.

Ngjarja e regjistruar një ditë më parë në qendër të Shkodrës, pason atë të pak ditëve më parë në rrugën “Kol Idromeno”, ku ar.m.ët jane kthyer në modë në Shkodër, ndërkohë që pasiguria sa vjen dhe rritet. /Syri/