Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim tre persona, të dyshuar si atentatorët kryesorë të sulmit ndaj 40 vjeçarit Taulant Pepaj në lagjen “Sknderbeg”.
Dyshohet se në konflikt u përfshinë dy vëllezër, 24 dhe 29 vjeç, njëri prej tyre i identifikuar me incialet S.Xh. dhe një 31-vjeçar me iniciale E.H.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një “Mercedez benz S” dhe një “Jaguar”. Raportohet se policia po vijon punën për kapjen e autorëve.
Ndërkaq, kujtojmë se paraditen e kësaj të diele, mjeti që drejtohej nga Taulant Pepaj, u qëllua me armë zjarri. Ky i fundit rezulton një person me precedent penal, pasi në vitin 2017 është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.