Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Deshtuan ne zgjedhje, tani duhet te kthejne parate qe moren

ShkodraWeb 30 July, 2017
13 parti politike që dolën në zgjedhje më dobët se në vitin 2013 do t’i kthejnë mbas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve plot 83 milionë lekë.
Këto para KQZ jua dha këtyre partive para zgjedhjeve me qëllim financimin e fushatës zgjedhor bazuar mbi rezultatin e vitit 2013, ndërsa të hënën, pas certifikimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, KQZ do të vendosë kthimin pas të parave.
Sipas Projektvendimit të siguruar nga Shqiptarja.com, Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive për zgjedhjet e datës 25 Qershorit ishte 650 milionë lekë.
Kjo shumë u pjestua me 1,557,932 votat e vlefshme të datës 25 Qershor 2017. Vlera e një vote shkon 420 lekë.
Kjo vlerë u shumëzua me numrin e votave të fituara nga secila parti, duke sjellë një ripërllogaritje të fondeve.
Partia Demokratike, e cila mori 43 mandate, nga 46 që kishte në vitin 2013, do t’i kthejë KQZ-së 17 milionë lekë të vjetër. Partia që do t’i kthejë më shumë lekë KQZ-së është ajo Republikane, e cila kishte 4 mandate në 2013, ndërsa tani nuk ka asnjë nën logon e saj, pasi Fatmir Mediu u zgjodh në listën e PD-së. Kjo parti do të kthejë në KQZ 20 milionë lekë.
11 milionë lekë do të kthejë edhe Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, ndërsa lista vazhdon me parti të tjera të cilat nuk kanë mundur të sigurojnë mandate, por kanë marrë vota me përqindje më pak se sa kishte përllogaritur KQZ në fondin që ju shpërndau paraprakisht.
5 parti do të marrin para shtesë, pasi kanë shënuar rritje. Partia Socialiste e cila mori 73 mandate do të marrë shtesë edhe 28 milionë lekë të vjeter. 13 milionë lekë do t’i shtohen LSI-së që shtoi 3 mandate në rang kombëtar, 14 milionë lekë i shkojnë shtesë PDIU-së, e cila edhe pse nuk u shtua në mandate është rritur në përqindjen e votave në nivel kombëtar.
PSD-ja e Gjinushit, që falë mandatit të Tom Doshit në Shkodër shënoi rritje do të marrë 2 milionë lekë shtesë, ndërsa Ben Blushi do të marrë për LIBRA-n 5 milionë lekë shtesë. /SHQIPTARJA.COM/

Post navigation

Previous: “Fundi i botes”, a mund te jete i tille…
Next: “Gjini” e ka ndare mendjen, do te martohet kete fillim shtatori…

TË FUNDIT

fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026
bashkia vau dejes

VIDEO – Bashkia Vau Dejës vijon investimet në rrugët e brendshme të fshatrave, radha e Shkjezës…

ShkodraWeb 12 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.