Skip to content
18 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Deshmia e nenes se 15- vjecares, si ma vrane vajzen para syve

ShkodraWeb 24 July, 2017
Prokuroria e Sarandës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë, me qëllim pritjen e aktit të ekspertimit, për shtetasin Ermal Fataj, i dyshuar se mund të jetë personi që ka goditur për vdekje me mjetin lundrues skaf shtetasen ruse 16 vjeçe, pak ditë më parë në Ksamil. Ndërsa, pritet që kërkesa e prokurorisë të shqyrtohet ditën e sotme.
Ngjarja në fjalë u shënua të premten, ku vajza teksa ishte duke u larë me mamanë e saj në det ka ikur me not në hapësirën ku rrinë mjetet lundruese. Pas ngjarjes, u konstatua se 16-vjeçarja kishte marrë gërvishtje të thella në kokë e në trup. Nga verifikimet rezultoi se vajza ishte goditur nga një mjet lundrues, dhe për këtë rast u arrestua i dyshuari Ermal Fataj. Në mjetin e këtij të fundit u gjendën disa fije floku të ngjashme me ato të viktimës, ndërsa pritet që të dalë edhe përgjigjja përfundimtare e ekspertizës, që do e përforcojë edhe më shumë dyshimin e hetuesve. Në datën 21.07.2017, rreth orës 10:00, dy shtetase ruse, nënë e bijë, kanë shkuar në një plazh në afërsi të pikës së parkimit të mjeteve lundruese, dhe konkretisht në plazhin që administrohet nga shtetasi A. P., i cili gjendet përballë tre ishujve të Ksamilit. Pasi kanë qëndruar rreth 30 minuta në rërën e plazhit, pas orës 10:30 shtetaset ruse Kseniia Roik dhe Tatiana Kulagina janë nisur me not për në drejtim të “Tre ishujve”, ku përpara ka qenë Kseniia dhe nga mbrapa ka qenë nëna e saj Tatiana Kulagina. Pasi kanë përshkuar së bashku me not një pjesë të distancës, Kseniia është larguar akoma më përpara dhe Tatiana nuk po e shihte më. Teksa po notonte pas vajzës në drejtimin nga ajo kishte notuar dhe nuk po e shihte më, kur është ndodhur më në afërsi të ishullit, në distancë 30-50 m, ka parë një njeri që nuk mundi ta përcaktonte me siguri nëse ishte vajza e saj, që në një moment ngriti krahët lart. Ndërkaq, në atë moment, po në atë vend ku ndodhej njeriu që çoi krahët lart, Tatiana ka parë edhe një varkë të verdhë, si dhe pak më tutje, më në anë, një varkë të bardhë që ishte më e vogël se e verdha. Pas këtij momenti, ka parë se varka e bardhë qëndroi në atë vend, kurse e verdha u largua. Nuk ka fiksuar se sa njerëz ndodheshin në këto dy varka, por ajo sqaron ato ishin të tilla që kryenin transport pasagjerësh/turistësh, pasi kishte parë shpesh të tilla në Ksami. Nga Xhensila KODRA, Arbër SULO /GSH.AL/

Post navigation

Previous: Kane ndryshuar procedurat per kete pasaporte, nese doni ta merrni duhet te dini…
Next: Zbulohet letra e lamtumires, arsyet pse u vetevra ish- portieri i Vllaznise

TË FUNDIT

ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026

TË FUNDIT

  • EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës 18 June, 2026
  • EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren 18 June, 2026
  • VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës… 18 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 18 qershor 2026… 18 June, 2026
  • U emërua pas dorëheqjes së Tonin Gjuraj, rektorja Blerta Dragusha përcjell mesazhin e saj të parë… 17 June, 2026
  • EMRAT – Goditet me mjete të forta çifti i bashkëshortëve, përfundojnë me dëmtime në spitalin e Pukës… 17 June, 2026
  • Kinemaja shqiptare në zi, ndërron jetë “Mihal Grameno” i ekranit shqiptar, Gjegj Lala shuhet në Itali… 17 June, 2026
  • “T’i paraqesë faktet pranë institucioneve përgjegjëse”, pas akuzave të Marjana Koçekut, reagon avokati i Bajrajve,,, 17 June, 2026
  • Senati i SHBA- së konfirmon ambasadorin për Shqipërinë, gjenerali Eric P. Wendt i futet diplomacisë 17 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 17 qershor 2026… 17 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ilir meta gjkko 2026

EMRAT – Gjyqi ndaj ish- presidentit Ilir Meta, SPAK thërret 30 dëshmitarë, mes tyre ish- deputeti i Shkodrës

ShkodraWeb 18 June, 2026
cifti mujeci 2026

EMRI+VIDEO – Arrestohet në Malin e Zi 40- vjeçari, ndihmoi autorët në vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren

ShkodraWeb 18 June, 2026
full hd.04_19_43_23.Still067

VIDEO – Sezoni i ri turistik veror, mblidhet në Velipojë Task- Force e Turizmit, nën drejtimin e Dudës…

ShkodraWeb 18 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 18 qershor 2026…

ShkodraWeb 18 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.