Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sociale

Depuetja demokrate reagon ashper ndaj dhunes kunder grave

ShkodraWeb 6 years ago
Nga Albina DEDA*
Dhuna ndaj Gruas ne shoqerine tone tashme eshte nje epidemi. Dhuna eshte gangrene qe po kalbezon vlerat e familjes, tradites e shoqerise tone! Trishtim per mua si nene, mjeke e si deputete e Kuvendit te Shqiperise tek shoh e degjoj makabritete si kjo ngjarje qe ndodhi në fshatin Plug të Lushnjes, ku Tajar Kazanxhi, 55- vjeç goditi me sqepar në kokë bashkëshorten e tij, Natasha Kazanxhi, 51- vjeç. Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes por me sa duket nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Cdo dite vrasje, dhune e krime ne familjet shpiptare qe mbushin kronikat e zeza. Dhune vrastare ndaj grave e vajzave. Nuk dua te komentoj dhe as te politizoj keto ngjarje te dhimbshme vecse keto tregojne se shteti, ligji, morali ne kete vend po degradon rende duke cuar ne arrest kardiak vete principet humaniste qe karakterizuan kombin tone. As kanuni nuk lejonte qe ne asnje rrethane te mund te prekej e dhunohej gruaja. Atehere eshte detyre e te gjitheve e per me teper e shtetit te ndergjegjesohet , te reagoje, pasi eshte aty per te mbrojtur se pari jeten e qytetareve. Ne jemi nje komb qe ne shekuj jemi dominuar nga praktika shume njerezore ndaj grave. Ne kode te shkruar e te pashkruar sanksionohet kudo paprekshmeria e kesaj kategorive sociale! Qe prej matriarkatit paraardhesit tane treguan respekt e tolerance ndaj gruas. Kjo duhet te na beje te reflektojme thelle.!! Shoqeria jone po degradon ne te gjithe aspektet. Diktatura e krimit po hap metastazat dhe ne familje ne celulen me te ndjeshme te shoqerise. Eshte koha per alarm kombetar se po cenohet vete thelbi i genit nacional shqiptar. Eshte koha per reflektim e pergjegjesi njerezore e ligjore pa kompromis ndaj fenomeneve te tilla. Shteti duhet te ndertoje strategji dhe jo propagande bajate mbi nje realitet gangrenoz. Dhuna nuk eshte kategori me perkatesi gjinore por fatkeqesisht ne vendin tone po identifikohet pothuajse vetem me burrat. Kjo eshte atrofizim total i vlerave me te cilat eshte perfaqesuar burri shqiptar. Dhe me e turpshmja kur shfaqje te tilla bastarde e makabre demonstrohen edhe nga ish¬deputete te ketij vendi si rasti i djeshem i H.Kostes. Ne nje Europe te traumatizuar nga terrorizmi dhe dualiteti i civilizimeve vendi yne po pershkallezon rritjen e terrorizmit familjar. Ndaj apeli eshte pak,dhe konstatimi qaraman nuk vlen. Eshte koha ne limite te skajshme per nje alarm kombetar e aksion nacional social kunder dhunes ndaj gruas! Une protestoj! Protesto dhe ti zonje,nene,moter,bashkeshorte kudo je! Jeta eshte nje e vetem nje. Eshte dhurata e shenjte e zotit tone qe nuk bën te na dhunohet! /*Deputete e PD-se/

Continue Reading

LAJM PARA: FOTO/ Shperthen zjarri ne Parkun Kombetar te Thethit, mund te shpetohet vetem nga ajri
LAJM PAS: Gazetarja e njohur i pergjigjet pyetjes: Pse benim me shume seks ne komunizem…

TË FUNDIT

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj
  • Aktualitet

“Do krijojmë një institucion që t’i mbajë nën monitorim”, furrat e bukës rritën çmimet pas paralajmërimit të Ramës, reagon Ibrahimaj

7 hours ago
“Punë fantastike e ekipit të kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës”, ministrja e Shendetësisë Manastiliu vlerëson mjekët….
  • Aktualitet

“Punë fantastike e ekipit të kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës”, ministrja e Shendetësisë Manastiliu vlerëson mjekët….

10 hours ago
Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…
  • Aktualitet

Bashkia Shkodër nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile…

3 days ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • “Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • “Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • “Një hyrje moderne dhe funksionale për të gjithë Shkodrën”, Benet Beci takohet me banorët e Bahçallëkut…
  • “Do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike”, Bardh Spahia takim me banorë të lagjes 5

TË FUNDIT

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur të dalin me datë 6, unë dhe ti do ti bëjmë një surprizë”, Gjergj Luca propozim publik Kiarës për Luizin…

22 mins ago
VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…
  • Kryesore

VIDEO – “Kur e si pranova t’i bashkohesha politikës për herë të parë”, Benet Beci vijon rrëfimin në vetë të parë…

1 hour ago
“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit
  • Kryesore

“Zef Hila një nga qeveritarët më të shkëlqyer vendorë të PD- së”, Sali Berisha prezanton kandidatin e Vau- Dejësit

2 hours ago
“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore
  • Kryesore

“Vlerësojnë punën që kemi bërë”, Tonin Marinaj në Kaldrun: Kemi plan konkret për të zhvilluar këtë zonë të bukur liqenore

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.