Skip to content
22 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

DENONCIMI – Policia Rrugore e Shkodrës vazhdon “avazin”, ndëshkon “të urtët” dhe “nderon” VIP- at e “të fortët”

ShkodraWeb 23 March, 2024
gjobe zonja 2024

Nuk është hera e parë dhe sigurisht nuk do jetë as e fundit, kur policë të qarkullimit rrugor në Shkodër, përdorin një standard dyfish ndaj drejtuesve të mjeteve. Kemi denoncuar e do të vazhdojmë të denoncojmë raste që vijnë në redaksinë tonë sepse të gjithë duhet të trajtohen njësoj para ligjit, i cili në këtë rast, qytetarit i paraqitet me pamjen e një polici të qarkullimit rrugor.

Denoncimi më i fundit lidhet me një rast të dy ditëve më parë, në mes të qytetit të Shkodrës, në sheshin “Demokracia”. Është një person (nuk mund ta identifikojmë për arsye që kuptohen) që tregon për ShkodraWeb një ngjarje që lë shije vertetë të hidhur sesi punonjës policie, edhe në moshë të re, vazhdojnë me avazin e vjetër.

Rreth orës 16.00 të datës 21 mars 2024, në drejtimin e një makine të vogël Mercedez- Benz A Class, po bënte rreth rrotullimin e ish- “5 Heronjve”, për të marrë një porosi që do vinte nga Tirana për një event që do të organizohej në vijimësi. Kishte trafik në atë moment dhe ishte ndalur në vijat e bardha para hyrjes së ish- Muzeut (Kullës së Inglizit). Bie celulari dhe meqë ishte ndalur, e hap dhe i thotë personit që do të sillte porosinë, të ndalej në një vend të caktuar. Në atë moment, makina nis lëviz dhe pikërisht, teksa kishte thjesht celularin në dorë, drejtuesit të mjetit i bëjnë shenjë të ndalojë.

Sigurisht ndalet dhe i shpjegon policit se thjesht ktheu një përgjigje teksa makina ishte e ndalur sepse po priste një porosi. Polici leshverdhë nuk dëgjon nga ai vesh dhe thërret një polic tjetër, më i ri në moshë, i cili nis procedurat e gjobës, pavarësisht sqarimit që iu dha edhe atij. Pa kundërshtuar, drejtuesi i mjetit i jep dokumentacionin që kërkon polici, edhe pse jo i bindur për shkeljen pasi iu përgjigj celularit teksa makina ishte e ndalur.

Në atë moment, në krah futet me shpejtësi një makinë për të vijuar në drejtim të lagjes Rus. Polici leshverdhë i del perpara dhe e ndalon. Drejtuesi i mjetit, del vrik nga makina dhe i drejtohet me ton të lartë leshverdhit, duke i thënë se kishte punë, kishte 150 njerëz që e prisnin, të gjitha me ton të lartë. Madje, i thotë: Vendose gjobën sa të duash se ta paguaj, vetëm të iki… Leshverdhi thërret “komandatin” e tij, i cili ndërkohë kishte prerë gjobën dhe i drejtohet shoferit që kishte dalë nga makina: Futu në makinë së të vjen edhe era…(duke nënkuptuar për përdorim alkooli). Shoferi në fjalë, sigurisht ishte VIP, të paktën për Shkodrën.

Kaq rrëfen personi që u gjobit 7000 lekë, ndërsa shton se në paqsyrën e makinës pa leshverdhin dhe “komandatin” e tij të takoheshin përzemersisht me shoferin VIP, që sipas leshverdhit, i vinte era alkool. Fatmirësisht, e gjithë ngjarja ka ndodhur në një shesh të monitoruar me kamera publike dhe eprorët e leshverdhit dhe të “komandatit” të tij (siç e thërriste i pari), mund të verifikojnë çdo gjë, nëse duan.

Kodi Rrugor dhe Kodi Penal përcaktojnë qartë se çfarë ndodh në dy rastet, sidomos kur një shofer kapet në timon nën efektin e alkoolit, të paktën sipas asaj çfarë tha me zë të lartë polici leshverdhë. Sigurisht, kjo nuk është policia që duam, ndërkohë jemi të hapur për çdo denoncim në vijimësi sepse përballë ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë. Edhe pse shëmtuar, shteti në këtë rast, paraqitet me veshjen e një polici të qarkullimit rrugor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 23 mars 2024…
Artikull pas: OPINION – Pse nuk ka asnjë vlerë hapja e listave të deputetëve në një republikë kryeministrore si e jona…?!

TË FUNDIT

aksident puke shkoder 2025
  • Aktualitet

FOTO – Aksident në aksin Pukë- Shkodër, dy persona përfundojnë në spital, bllokohet qarkullimi për…

ShkodraWeb 21 June, 2025
ministri venguU shkoder 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër…

ShkodraWeb 21 June, 2025
benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Aksident në aksin Pukë- Shkodër, dy persona përfundojnë në spital, bllokohet qarkullimi për… 21 June, 2025
  • VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër… 21 June, 2025
  • “I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor 21 June, 2025
  • “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm 21 June, 2025
  • Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz… 21 June, 2025
  • Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij… 21 June, 2025
  • FOTO – “I sigurova për mbështetje të pakursyer”, Benet Beci pret në zyrë kampionët e Vllaznisë në atletikë 21 June, 2025
  • Vllaznia “i jep duart” edhe një tjetër futbollisti, ndan rrugët me qendërmbrojtësin që afroi në janar… 21 June, 2025
  • EMRAT – Arrestohen dy vëllezër nga Sheldija, dyshohen autorë të kultivimit të 400 rrënjë kanabis sativa 21 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

aksident puke shkoder 2025
  • Aktualitet

FOTO – Aksident në aksin Pukë- Shkodër, dy persona përfundojnë në spital, bllokohet qarkullimi për…

ShkodraWeb 21 June, 2025
ministri venguU shkoder 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër…

ShkodraWeb 21 June, 2025
benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.