Skip to content
27 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Editoriale

Denigrimi deri në linçim publik i denoncuesve, a është metodë mafioze…?!

ShkodraWeb 5 years ago

Albert Veliu është një person me precedent penalë, kumarxhi, i dënuar, problematik në lagje… Jetmir Olldashi është një person i dhunshëm, i shoqëruar disa herë në komisariat për shunë në familje. Madje, i publikohet edhe një njoftim gjykate i vitt 2017 për një urdhër- mbrojtje për bashkëshorten e tij, të cilës i përmendin edhe emrin.

Në fakt, është një metodë e njohur ajo e denigrimit deri në linçim të denoncuesve. Kur çeshtjet mbërrinin në gjykatë, ishte metoda më e preferuar e mafiozëve të njohur për të bërë “nul” akuzat që i vinin nga bashkëpunëtorë të penduar. Të paktën nga koha e Al Capone e këtej, kështu ka ndodhur. Me të tilla sulme, synphet dekurajimi deri në heshtje të plotë i denoncuesve por edhe zhvendosja e vëmendjes nga thelbi i cështjes.

Në fakt kjo sjellje që po kthehet në “plan pune”nga media pranë qeverisë, bie ndesh në frymë dhe në gërme me legjislacionin shqiptar. Aq më shumë, në rastet e denoncimit nga brenda të krimit dhe organizatave kriminale apo edhe me mbrojtjen e dëshmitarëve të penduar. Statusi i “të penduarit” i jepet personave që kanë bërë krime për vete, por pranojnë të bashkëpunojnë me drejtësinë e në interes të saj. A mund të klasifikohet si i tillë Albert Veliu? Në një shtet normal, do ti propozohej një bashkëpunim i tillë dhe do të merrej në mbrojtje familjarisht. Por jemi në Shqipëri dhe natyrisht, ai duhet denigruar për ti ulur vlerën si dëshmitar- denoncues për vëllanë e ministrit të brendshëm.

Në të njëjtën linjë edhe gazetari investigativ Jetmir Olldashi. Edhe pse ka shumë vite në profesion, atij i kujtohet një aspekt që nuk ka lidhje fare me profesionin dhe me punën që e nxorri në ballë: është i dhunshëm me bashkëshorten. Por aq i dhunshëm sa ka përfunduar shpesh në polici dhe madje…dëgjoni…dëgjoni bashkëshortja (e cila përmendet edhe me emër) ka marrë një urdhër- mbrojtje nga gjykata!

E gjithë këto zbulime për këtë gazetar i ka bërë dora e një gazetari tjetër që edhe ai do të ketë fatin e Jetmirit, nëse do të guxojë të ngatërrohet me “të pushtetshmit” dhe kuptohet…përmes dorës së një gazetari të rradhës. Në një shtet nornal, gazetari Olldashi do të merrej nën mbrojtje familjarisht, madje edhe gruaja apo ish- gruaja me urdhër- mbrojtje. E në vende të tjera, mbase mund të quhej simbol i gazetarisë së guximshme, do të propozohej për ndënjë titull nderi e kështu…

Por Olldashi duhet denigruar, duhet gërmuar tek e kaluara, mundësisht ti zbulohen edhe “ëndrrat e errëta” që mund të ketë parë ose ka ndërmend të shohë nga sot e në vijim. Sepse ai ka guxuar të kalojë “vijën e kuqe”, nuk ka rëndësi kush është në pushtet pasi vija që nuk duhet kaluar është gjithmonë e kuqe.

Ka edhe një mesazh më të frikshëm që trajtime të tilla për dëshmitarë e gazetarë tentojnë të përcjellin për publikun. Së pari një mesazh për gazetarët , ata që guxojnë të gërmojnë në jetët e personave publikë të veshur me pushtet: Kujdes sepse mund të keni fatin e jetmirëve sepse patjetër në ndonjë skutë të jetës keni diçka që po të zbulohet, nuk ju bën të ndjeheni mirë. E së dyti, një mesazh për qytetarët e thjeshtë që, kur nuk kursejmë as “pushtetin e katërt”, as gazetarët, ju jeni më të vegjël e më të pafuqishëm se milingonat apo buburrecat.
Morali…?! Nuk e di të vë apo jo emrin në fund të këtyre rreshtave! Megjithëse të gjithë e dinë e kujt është kjo hapësirë në internet… /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

LAJM PARA: Historia përsëritet për Vllazninë, mbijetesa vendoset në ndeshjet e fundit…por është në këmbët e Partizanit
LAJM PAS: Përfundoi “Kampionati më i bukur i 27 vjetëve të fundit”

TË FUNDIT

DOSSIER – “Dashuria” e Nexhmije Hoxhës me Qemal Stafën dhe martesa me Enverin…
  • Editoriale

DOSSIER – “Dashuria” e Nexhmije Hoxhës me Qemal Stafën dhe martesa me Enverin…

3 months ago
EDITORIAL – Sa pak kemi ecur në 32 vite, nuk durojmë as opinionin ndryshe të tjetrit, a është reminishencë e komunizmit…?!
  • Aktualitet

EDITORIAL – Sa pak kemi ecur në 32 vite, nuk durojmë as opinionin ndryshe të tjetrit, a është reminishencë e komunizmit…?!

3 months ago
OPINION – Ky vend është i çmendur, me banorë autoktonë të falisur dhe në pritje të “pushtimit” nga bangladeshasit…
  • Editoriale

OPINION – Ky vend është i çmendur, me banorë autoktonë të falisur dhe në pritje të “pushtimit” nga bangladeshasit…

8 months ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • “Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • “Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • “Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Sulmi me armë ndaj Top Channel që i mori jetën rojes së objektit dhe misteri i 2 shkodranëve të kapur në Vlorë
  • TRAGJIKE – Po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, humb jetën shqiptari me banim në Florida të SHBA- ve…

TË FUNDIT

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…
  • Kryesore

EMRAT – Zyrtarizohet lista e këshilltarëve të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës…

2 hours ago
“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në
  • Kryesore

“Fushatë në të gjithë Shqipërinë”, “14 maji” rikthen Bashën: Përgjegjës për humbjen e mundshme është ai që ka përçarë PD-në

3 hours ago
“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë
  • Aktualitet

“Investimet austriake dhe bashkëpunimet ti thellojmë”, kryebashkiaku Bardh Spahia takohet me presidentin e Austrisë

3 hours ago
“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…
  • Aktualitet

“Gratë e çojnë direkt bisedën te fëmijët e tyre”, Benet Beci takohet me punonjëse të fasonerisë, shqetësimet e tyre…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.