Me tone të forta kundër një buxheti që nuk është për shqiptarët, ka folur kreu i grupit parlament të LSI-së, Petrit Vasili, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
Duke komentuar votimin në parim nga shumica qeverisëse të projektbuxhetit në Kuvend, Vasili ka theksuar se “Dje u shënua armiqësia mes qeverisë dhe pasanikëve të mëdhenj klientë të saj dhe familjes shqiptare, e cila mori shuplakë shumë të rëndë shoqëruar me depresionin e madh të mungesës së shpresës”.
Sipas Vasilit, kjo shënon edhe “fundin e qeverisjes për një arsye shumë të thjeshtë, kur të paraqitet buxheti i radhës i 2019, qeveria nuk do arrijë ta paraqesë, nuk ka nevojë për kryeministër, secili mund të pajtonte financier të zotin, pasi do shpërndante paratë e koncesioneve. Qeveria ka humbur dje mundësitë politikë për prioritetet, strategjitë, rrugën ku do eci vendi, nuk ka më para, po i shpërndan ato te secili prej pasanikëve të mëdhenj klientë, dhe kjo e kthen qeverinë në institucion që i lan borxhet pasanikëve dhe i heq të drejtën familjeve për të vazhduar jetën”. /panorama/
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!