Pas largimit të opozitës nga Mbledhja e Komisionit të Përbashkët Nderparlamentar Shqipëri-BE, ne Bruksel, Taulant Balla gjatë fjalës së tij u shpreh se nëse një nga gjithë ato akuza që Genc Pollo i drejtoi në këtë mbledhje është e vërtetë, atëherë ai është i gatshëm që të përballet në gjykatën e Brukselit.
“Mesa duket ju të gjithë që jeni këtu e doni vendin tim më shumë sesa opozita jonë, për fat të keq dhe për këtë më vjen keq. Por unë deklaroj se nëse qoftë dhe një nga ato akuza që Pollo hodhi kundër meje, është e vërtete, atëherë jam gati të përballem me gjykatën e Brukselit”.