Një tjetër viktimë është shënuar ditën e djeshme, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke u larë në plazhin e Vilebashtovës në Kavajë.
Policia bën me dije se 58-vjeçari me iniciale M.H., banues në fshatin Gosë, pasi është futur në det, ka pësuar atak kardiak, duke gjetur vdekjen.
Ndërsa edhe një tjetër turist humbi jetën ditën e sotme në Ksamil, edhe ai si pasojë e një ataku kardiak.
Ditët e fundit në plazhet shqiptare, janë shënuar disa viktima, si pasojë e mbytjes apo edhe nga ataku kardiak. /Gazeta Express/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!