ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Bisnesmeni shkodran vetëm 48 orë në qeli, Gjykata e Shkodrës liron Xhavit Kasemin nën akuzë për prodhim pijesh…

Bisnesmeni shkodran rikthehet i lirë, pasi ka qëndruar vetëm dy yitë në qeli. Vetëm detyrim paraqitje asgjë më shumë dha Gjykata e Shkodrës për biznesmenin Xhavit Kasemi, mbi të cilin rëndonin 3 akuza, mes të cilave edhe ajo e prodhimit të pijeve të kundraligjshme.

Ndonëse ai edhe me herët ka qenë i shpallur në kërkim, dhe ka patur një dënim ndaj tij, ato nuk janë vlerësuar aspak nga Gjykata duke e lënë të lirë Kasemin.

Më herët për të ka pasur një mori denoncimesh dhe një raport të shkeljeve të konstatuara nga AKU, shtuar edhe një denoncim në një nga emisionet investigative. Ndaj Kasemit tashmë është dhënë vetëm masa “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se disa ditë më parë, 55-vjeçari Xhavit Kasemi u ndalua nga Policia e Shkodrës pasi në mënyrë të përsëritur ka vijuar prodhimin e pijeve freskuese në punishten e cila ishte në sekuestro preventive prej dy vitesh.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në punishten e tij e cila është e bllokuar që nga viti 2017 ku është bërë sekuestro preventive , janë gjetur të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme pije të ndryshme të cilat kishin etiketa të falsifikuara si dhe shirita etiketash të ndryshme.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.