ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Ranë në krye të detyrës në një mision të NATO-s, qeveria kompenson me miliona familjet Hasanaj dhe Tanushi

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond të veçantë që do t’u jepet familjarëve të dy dëshmorëve të atdheut, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të firmosur nga kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për një fond prej dhjetë milionëve, që do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.

“Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit”, sqarohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi humbën jetën në Letoni, gjatë misioni ushtarak.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.