Maqedonia e Veriut ka shënuar sot një bilanc të rëndë sa i përket jetëve të shuara nga COVID-19. 7 persona kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit ndërkohë ka pasur një rënie të rasteve të reja.
89 të infektuar shënoi sot Maqedonia e Veriut teksa 215 pacientë arritën të mposhtin COVID-19. Sa i përket rasteve të reja, 39 u regjistruan në Shkup, 10 Kumanova kurse qytetet e tjera më pas se 10.