Ish- kryeministri Sali Berisha në “Opinion” ka treguar një informacion, i cili sipas tij, është deklasifikuar sepse kanë kaluar 25 vite. Ai ka folur për një marrëdhënie të kryeministrit Edi Rama me një diplomate greke në Tiranë. Berisha ka folur për një marrëdhënie të ngushtë mes tyre. “SHIK e mbante në vëzhgim Ramën dhe sipas raportimeve tek presidenti Sali Berisha, kishte dyshime se ai ishte rekrutuar nga diplomatja greke. Të dy bashkë fluturuan në Francë. Unë nuk mund të them nëse Rama rekrutoi diplomaten greke apo kjo rekrutoi Ramën. Por të dy fluturuan bashkë për në Paris”, përfundoi rrëfimin Berisha.