Qendra per Ceshtjet e Informimit Publik – INFOCIP, ka shpallur Bashkine Shkoder si bashkine me transparente ne Shqiperi per vitin 2017. Bashkia e Shkodres eshte vleresuar me 9.9 pike nga 10 te mundshme sipas kritereve qe permban Indeksi Kombetar i percaktuar nga INFOCIP. Per te terhequr cmimin eshte ftuar ne Tirane edhe kryebashkiakja e Voltana Ademi. Te njejtin nivel pikesh, 9.9 kane patur per vitin 2017 edhe Tirana e Korca por Bashkia Shkoder ka rrembyer vleresimin me te larte nisur edhe nga fakti se ne vitin 2016, ka patur nje nivel me te larte transparence se dy bashkite e tjera. Vlen te theksohet se edhe per vitin 2016 Bashkia Shkoder ka qene e para. /ShkodraWeb/