Një 57 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa djali i tij ka mbetur i dëmtuar si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor në Lushnjë. Personi që ndërroi jetë është shtetasi me iniciale A.M, drejtues i mjetit tip Ford që doli nga rruga.
“Për pasojë ka gjetur v.dekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia lokale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.