Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Politika

“Autorizimi i Bashës për Alibeajn nuk ka vlerë, e ‘hedh në erë’ fjalia e fundit”, Artan Fuga: Ndarja e vulës së PD e pamundur të gjykohet

ShkodraWeb 2 weeks ago

Akademiku i njohur Artan Fuga me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me çështjen e vulës së Partisë Demokratike dhe veprimet që do ndërmerren nga Alibeaj e Berisha në vijim.

Sipas tij çështja e ndarjes së vulës është e pamundur të gjykohet nga asnjë gjykatë në botë pasi nuk bëhet fjalë për diçka si një shtëpi apo pronë që nuk ka zë, por për një sërë militantësh, anëtarësh e deputetësh të partisë.

Ai shtoi më tej se shkresa me të cilën Lulzim Basha ka autorizuar Enkelejd Alibeajn është “e pavlerë”, pasi “fjalia e fundit e hedh në erë”, me anë të së cilës Basha thoshte se vetëm ai mund të zhbënte autorizimin.

Sa i përket Berishës, Fuga deklaroi se nuk e sheh ish-kryeministrin në vështirësi dhe se ai e ka shumicën të cilën e ka treguar disa herë.

“Nuk ka gjykatë në Shqipëri dhe botë që e gjykonte atë lloj çështjeje. Të gjykosh atë çështje, nuk është si një e mirë imobiliare si një shtëpi apo diçka ku ajo që do merret nuk ka zë, e kundërta ndodh në këtë rast. Është si ndarja e dy prindërve dhe gjykatësi mund të pyesë fëmijën me kë do të jetojë. Në këtë rast objekti është diçka e gjallë, është një masë njerëzish dhe gjykatësi nuk mund të gjykojë nga letrat.

Nuk po them të merrej një vendim apo një tjetër. E dyta ka një problem sepse duhet gjykuar në kontekst. Është e pamundur të gjykohet sepse duhet që gjykatësi të numërojë personat në Kuvendin e 11 dhjetorit, aq më shumë që Basha ka dhënë dorëheqje dhe nuk është aq e thjeshtë. Unë pres që të zbardhet vendimi dhe arsyetimi i trupit gjykues.

Shkresa ku Basha autorizon Alibeajn është e pavlerë. Fjalia e fundit e hedh në erë atë shkresë sepse thotë që autorizimi mbaron kur Basha jep me shkrim që ky autorizim nuk ka më vlerë, por partia nuk është pronë imobiliare. Ata e njohin të drejtën civile, por jo atë që ka të bëjë me formacionet politike. Nuk mundej Basha të thoshte një vit më parë që autorizimi zhbëhej vetëm nga ai. Në momentin kur ai shkarkohet autorizimi i tij bie poshtë. Është formuluar në mënyrë jo juridike. Janë nxituar për nevojat e tyre.

Nuk e shoh Berishën në vështirësi aspak. Unë shoh dy gjëra për të cilat jam i sigurt. Unë mendoj se brenda PD ka një ekuilibër që e bën të vuajë atë parti dhe opozitën shqiptare, por të dyja palët e kanë vështirë ta prishin. Nuk shoh nga ana e Alibeajt një festë të madhe dhe ka të drejtë. Alibeaj ka vulën, por ajo është ndërtesa, fondet dhe shumë elementë të rëndësishëm materialë. Por Alibeaj nuk ka votën e simpatizantëve të elektoratit të cilët mirë apo keq janë me Berishën. Berisha nuk ka pikërisht dokumentin gjyqësor që rregullon këtë çështje. Alibeaj e ka si mburojë shkresën dhe vendimin të cilin çuditem si e ka marrë. Nga ana tjetër Berisha që nuk ka legjitimitetin dhe ka shumicën. Nëse Berisha thotë që partia është në këtë gjendje dhe vendos që mbi bazën e atij vendimi të marrë një vendim dhe të rimarrë kryesinë e partisë. Do jetë një fakt i ri që nuk futet dot në vendimmarrjen e gjykatës. Është si të vijë Rexhep Mejdani dhe të thotë që vula e PS-së i takon atij sepse Rama e mori me një kuvend.

Si duket kjo gjendje do vazhdojë, asnjë palë nuk do të shkëputet dhe të shkojë drejt një partie tjetër. Berisha sot po të ndërmarrë aktin që të përjashtojë Bashën, Alibeajn apo Bardhin mund të bëjë në planin njerëzor por ka një pengesë, pasi i duhet të kthehet te partia e vjetër dhe në pikëpamjen e Berishës vështirë se ndodh. Të dyja palët do regjistrohen në KQZ. Alibeaj do shkojë me shkresën e Bashës, dhe po të dojë Celibashi i nxjerr 1 milionë probleme juridike. Merr një delegim të paplotë juridik dhe regjistrohet para se të jetë një vendim i formës së prerë. Po të isha si Celibashi do isha shumë i shqetësuar. Ai njësoj si gjykata e ka të pamundur të marrë një vendim. Berisha kur thotë që do shkojë në koalicion, duhet të përcaktohet se kush është partia dhe Celibashi thotë që PD nuk je ti por të tjerët. Ngelet për t’u parë”, u shpreh ai.

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – “Rama dhe qeveria e tij do japin llogari për shkatërrimin e arsimit”, festa e 7 Marsit, reagon PD Shkodër
LAJM PAS: “Shqiponjat” e Shkodrës aksion tek “Bexhisteni” në qytet, vihet në pranga një person i shpallur në kërkim…

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

7 hours ago
BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • Aktualitet

BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…

11 hours ago
FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • Kryesore

FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…

12 hours ago

TË FUNDIT

  • “Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë, u dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit
  • “Motivim i veçantë biseda me njerëzit e punës në fshat”, Benet Beci takim me fermerë e blegtorë në Stom Golem

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

7 hours ago
BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • Aktualitet

BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…

11 hours ago
FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • Kryesore

FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…

12 hours ago
VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Aktualitet

VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…

15 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.