Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Atletja e shekullit” e Vllaznisë feston ditëlindjen, Vera Bregu një sportiste që vështirë ti vijë Shqipërisë sërish…

ShkodraWeb 21 April, 2024
Atletja-Vera-Bregu

Larg nga Shkodra dhe nga Shqipëria, megjithatë Vera Bregu “është sërish këtu”. Me historinë që ka shkruar në atletikën shkodrane dhe atë shqiptare. Titujt e shumë kampionë që ka fituar, medaljet që i ka dhuruar Shqipërisë dhe dy rekordet e saj që janë ende në fuqi, tregojnë se emri i kësaj sportisteje përmendet shpesh në këtë sport.E përmendëm sot këtë kampione të madhe ngaqë ka ditëlindjen sepse ajo feston 55 vjetorin e lindjes.

Vera Bregu lindi me 21 prill të vitit 1969 në Grudë të Re në një familje sportistësh shembullorë. Verën e vogël do ta merrte për dore mësuesja e saj Luke Zefi, ish- rekordmene e kërcimit së gjati e cila do ta orientonte drejt ekipit të moshave të Vllaznisë. Është një nga kënaqësitë më të veçanta kur nxënësi bëhet akoma më i famshëm se mësuesi apo mësuesja e tij. ”Vera ime ishte dhe mbetet atletja jonë më e mirë e të gjitha kohërave në disiplinën e saj. Është një kënaqësi e dyfishtë që një ish- kampione të zbulojë një kampione absolute që i përket historisë.

Më vonë që në moshën 12 vjeçare stervitet nga një ish-rekordmene dhe kampione e këcimit së gjati Angjelina Gurakuqi, debuton në garën e parë duke kërcyer 4.31 m dhe renditet e dyta për moshat e reja. Në moshën 14 vjeçare kalon me të rriturat e Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Vildan Tufi. Po në këtë moshë kërcen 14.92 m në trehapësh duke u shpallur kampione për moshën e saj, një tregues i barabartë me kampionet e mëparshme si trajnerja e saj Angjelina Gurakuqi, Albana Xhani, Valbona Teli etj.

Me iniciativën e guximshme të profesor Tufit adoleshentja premtuese, kaloi në grupin e të rriturave duke kapërcyer shkallët e ekipeve zinxhirë që funksiononin atëherë. Eksperienca e shoqeve të saj që gjeti në grup në vitin e parë të stërvitjes ndikoi pozitivisht për atletën në formim e sipër e cila e fillon me këmbë të mbarë Spartakiadën e 4-t Kombëtare ku 15 vjeçarja Vera Bregu nderohet me Medaljen e Argjendit, me rezultatin shumë pozitiv 5.50 m duke i bindur specialistët se kemi të bëjmë me një fenomen të ri në atletikën shqiptare të viteve tetëdhjetë.

Në vitin 1987 vendos rekord të ri kombëtar në kërcimin së gjati për të reja me 5.87 metra duke e detyruar Yllka Bylykun (5.85 m) t’i hapte rrugë.Në moshën 17 vjeçare bëhet anëtare e ekipit kombëtar të të rejave, merr pjesë në Ballkaniadën e të rinjve në Bukuresht. Rezultati qe modest 5.87 m, por specialistët pikasën një rekordmene të ardhshme.

Në vitin 1988 tashmë e pjekur dhe harlisur me tharmin e rekordeve do të kalonte ekstazë rezultatesh, shpallet Kampione Kombëtare duke përmirsuar njëherësh edhe rekordin kombëtar të të rriturave nga 5.98 m në 6.05 metra duke u bërë atletja e parë në Shqipëri që kapërcen ylberin e 6 metërshit në kërcimin së gjati.

Në kampionatin Ballkanik të të rinjve, në Aleksandropolis, Vera arrin suksesin e parë të madh ndërkombëtar duke fituar medaljen e nënkampiones së Ballkanit, kur ishte vetëm 19 vjeç”.Po këtë vit Vera e rrit përsëri rekordin kombëtar duke mbërritur në kuotën 6.14 m. Në garat e para të vitit 1989 theu në Tiranë rekordin e sallave të mbyllura me 6.13 m, përmirëson rrekordin kombëtar në 6.28 m, ndersa në muajin prill në kupën “Kristo Isak” në Korçë shperthen fuqishëm duke na dhuruar një rekord të ri kombëtarë tashmë 6.37 m, rezultat që e renditi Verën në rangun e sportisteve më të mira të të gjitha kohërave krahas atleteve Pavlina Evro, Klodeta Gjini etj.

Në vitin 1989 me rastin 70 vjetorit të formimit të shoqërisë Vllaznia në Shkodër do të zhvillohej një aktivitet atletike. Vera Bregu në 6 kërcime përmirëson 4 herë rekordin kombëtar duke vulosur rezultatin më të mirë 6.53 m, kërcim të cilin akoma gjer më sot nuk ka guxuar ta prekë askush tjetër. Ky rezultat i hapi udhën kampiones sonë drejt veprimtarive elitare nderkombëtare.

Në vitin 1990 në Kampionatin Ballkanik për të rritura shpallet nën-kampione e Ballkanit me 6.43 m, po këtë vit merr pjesë në kampionatin Evropian të atletikës në Splid të Jugusllavisë përkrah atleteve të nivelit botëror, bëri një paraqitje shumë dinitoze.

Në vitin 1991 Vera fiton përsëri medaljen e bronxtë në dy veprimtari të tjera ndërkombëtare Ballkanike.

Në vitin 1992, si shumë sportistë të tjerë cilësor edhe Vera e gjendur në udhëkryq të vështirë ekonomik emigron në Greqi por rikthehet në vitin 1994 dhe po atë vit merr pjesë në disa aktivitete të rëndësishme.

Në vitin 1995 Vera bëhet përsëri kampione absolute në dy garat e saj të preferuara, kërcimin së gjati dhe kërcimin tre hapësh, po këtë vit përmirëson rekordin kombëtar nga 12.87 m në 13.31 m duke ulur nga froni Ermelinda Shehun e ekipit Dinomo. Po këtë vit Vera vendosë një rekord të ri kombëtar në kërcimin së gjati me 6.21 m dhe 13.24 m në kërcimin në salla të mbyllura, kurse në kërcimin trehapësh për salla të mbyllura shpallet nënkampione e Ballkanit.

Viti 1996 ishte një vit tjetër i suksesshëm për atletën 27 vjeçare. Në pistën e stadiumit “Niko Dovana” përmirëson rekordin e saj nga 13.18 metra në 13.50 metra duke arritur kështu normën e pjesmarjës në Olimpiadën e Atalantës. Rekordi i saj kombëtar 6.53 m e rradhiste Verën në vendin e 12 në botë, ndërsa 13.50 m në tre hapësh ishte (normë olimpike) duke i dhuruar për 10 vjet me rradhë kurorën e kampionës kombëtare të Shqipërisë.

Ajo me rekordin e kërcimit së gjati dhe tre hapësh për 12 vjet mbajti fanellën e ekipit Kombëtarë të Shqipërisë duke debutuar në mënyrë të suksesshme në shumë mitingje e gara ndërkombëtare atletike”. Në Olimpiadën e 19-të botërore në Atalanta, në SHBA, Vera Bregu është kapitene e ekipit kombëtar të Atletikës.

Në kupën Evropiane ‘Bruno Zauli’ në Bruksel të gjithë drejtuesit e Federatës sonë të Atletikës kujton profesor Vildan Tufi shpresat për një paraqitje dinitoze në kufijt e kapjes së ndonjë medalje i kishin përqendruar tek atletja e talentuar e hedhjës së shtizës Mirela Manjani, e cila me shumë meritë u shpall kampione e kupës së Evropës, por Federata kishte harruar që në Shkodër ishte përgatitur një kampione e dyfishtë e që synonte medaljet e arta dhe kjo ishte Vera Bregu, e cila triumfoi në kërcimin së gjati dhe kërcimin tre hapësh duke fituar medaljen e artë dhe kurorëzohet Kampione e Evropës per shtetet e vogla.

Në vitin 1997 Vera përseri është nënkampione e Ballkanit në kërcimin së gjati. Gjatë karrjerës së saj, Vera ka fituar 28 medalje kombëtare në kërcimin së gjati trehapësh dhe stafetën 4x 100 m.

E nxitur nga trajneri i saj Vildan Tufi në pistën e “Niko Dovanës” mori iniciativën e pazakontë dhe arriti të sfidojë në garën 50 m atletët meshkuj të Shqipërisë duke dalë e para në këtë garë. Padronia e kërcimit së gjati posedoi trofe e medalje më tepër se çdo atlete tjetër shqiptare i dekadave të saj. Një karrierë brilante e kuërorzuar plot suksese janë aktiviteti dhe rezultatet në garat ndërkombëtare ku me djersë dhe saktifica arriti të ngrejë lart emrin e kombit të cilit i përkiste.

Atletja jonë e shekullit e veshur me vellon sportive me dy ngjyrëshin e flamurit tonë nacional e stolisur si perëndeshë me 17 medalje, 4 ari, 7 argjendi dhe 6 bronxi, trofe të shkëlqyera që i fitoi në pedanën ndërkombëtare duke lartësuar ngjyrat tona sportive dhe duke u bërë një nga ambasadoret e rradha të sportit shqiptar.

Vera ka marrë pjesë në Kampionatet Ballkanike (Ankara-Turqi), në Lojrat Mesdhetare (Athinë), Në lojrat Mesdhetare në Afrikë (1991) u rendit e katërta me 6.32 m ku vetëm për një centimetër ia mori vendin e tretë një spanjole (VT) në Kampionatin Europian (Split), në Kampionatin Botëror (Athinë 1998), Lojrat Olimpike (Atalanta, SH.B.A. 1996).

Nga 6 Ballkaniada që janë zhvilluar në Greqi, merre pjesë në 5 prej tyre. Në këto takime, mitingje dhe kupa del 2 herë nënkampione e Ballkanit për të reja, 2 herë për të rritura, rrëmben 3 medalje në kupën ”Bruno Zauli”, (2 medalje ari në këtë kupë i ka marrë në Belgjikë me 29-30 qershor 1996).

Në mitingun ndërkombëtar të Barit arrinë të marrë medaljen e artë, sukses të cilin do ta përsëriste edhe më 4 maj 1996 në Tivar dhe Beograd duke vëndosur rekordin e stadiumit 16.18 m, rekord që akoma edhe sot ekziston.

Vera ka mbaruar Insititutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë. Për disa vite pati punuar si mësuese e edukimit fizik në shkollën e mesme në Mjedë. Në vitin 1989 ka marrë titullin “Mjeshtre e Sporti” dhe në vitin 1990 “Mjeshtre e Merituar e Sportit”. Në vitin 1997 nderohet si fituese e anketës “Shkodra Sport” duke mbledhur 588 pikë nga pjesmarrësit në këtë anketë dhe duke u shpallur “Sportistja më e mirë e sezonit” për vitin 1996-1997.

Në 100 vjetorin e Sportklub Vllaznia (1919-2019), Vera Bregu padyshim që do të vlerësohej në mes më të mirave dhe do të shpallej “Atletja e shekullit” për këtë klub. Po gjatë vitit që lamë pas, asaj i është dorëzuar edhe titulli “Mjeshtre e Madhe” nga Presidenti i Republikës, për kontributin e madh që ka dhënë në sport. /Nga Gjergj KOLA/

Post navigation

Previous: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 21 prill 2024…
Next: PËRVJETOR – Justina Aliaj këngëtarja dhe aktorja që u dënua në Festivalin e 11, por që kishte me vete urimin popullor

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.