Astrit Hafizi: Panuçi ka prishur ekipin që gjeti te Shqipëria, nuk ia ka idenë sulmit

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, ka komentuar performancën e sotme të Shqipërisë, ku përgëzoi Kosovën, por nga ana tjetër tha se Panuçi nuk i ka aspak idetë e qarta për fazën sulmuese.

“Sot Kosova na dha një mësim shumë të mirë. Jemi shumë larg mënyrës së lojës. Kosova na dha një ide për lojën në një kohë rekord. Ne nuk kemi lojtarë si ata, që manovrojnë shpejt me topin, pasojnë dhe lëvizin. Panuçi ka prishur mënyrën e lojës që gjeti te Shqipëria, me shumë veprime mbrojtëse.


Por, Panuçi kërkoi që ekipi të luante në sulm, por kam idenë se nuk i ka të qarta mendimet për mënyrat e sulmit. Nuk luhet me Ndojin në krahun e majtë të mesfushës. Edhe Lika që luan mbrojtës i djathtë, futet si mbrojtës i majtë titullar në këtë ndeshje.”

 ABCOM ║ VODAFONE