
Pas deklaratës që bëri në përfundim të finales së Champions League, Cristiano Ronaldo kohët e fundit është lidhur shumë më një largim të mundshëm nga Real Madridi.
Këto spekulime kanë ngjallur shumë interes tek gjigantët e Europës, ku pretendenti kryesor është PSG.
Në mediat franceze raportohet edhe mbi një ofertë që klubi farnscez, PSG, ka bërë për të marrë shërbimet e Cristiano Ronaldo-s.
PSG thuhet se i kanë oofruar një pagë sezonale prej 45 milion euro, duke e barazuar atë me pagën e Lionel Messit.
Megjithatë, nuk dihet nëse Presidenti i PSG, Naseer Al-Khelaifi është i gatshëm të paguaj një klauzolë largimi të Ronaldos që është një miliard euro./albeu.com/