Skip to content
6 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Asnje surprize, Rama dhe Basha urdherojne: Te gjithe ne Kuvend per presidentin e ri

ShkodraWeb 6 years ago
Sot në ora 18.00 Presidenti i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta betohet në Kuvend. Më pas në ora 19.30 në presidencë zhvillohet ceremonia e marrjes së detyrës së lartë të Kryetarit të shtetit shqiptar.
Në ceremoninë e marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës janë të ftuar, me një protokoll të veçantë e strikt personalitete të shtetit, politikës, medias, shoqerisë civile, institucioneve të pavarura, medias, biznesit dhe kulturës. Natyrisht dhe krejt trupi diplomatik në Shqipëri.
Salla e Kuvendit, sheshi përpara saj, por dhe rruga e cila ishte me pllaka të dëmtuara është rikonstruktuar nga një prej ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranes me urdhër të posaçëm të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkaq, vëmendje i është kushtuar dhe gjelbërimit përreth sallës së seancave plenare, ku sot në orën 18:00 të së hënës pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit të Ilir Metës.
Pas kësaj, në orën 19:00, Presidenti i sapobetuar do të drejtohet për në Presidencë, ku edhe atje janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të pritur të gjithë të ftuarit që do të jenë në ceremoni.
Mësohet se fillimisht Ilir Meta do të pritet në zyrë nga Presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Më pas të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku zotit Ilir Meta, përpara fjalimit të tij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Gjatë kësaj ceremonie, Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, e cila e ka bërë të ditur këtë vendim që në momentin kur Meta u votua si President në Parlament.
Pas fjalës që do të mbajë Presidenti i ri, ai në mënyrë simbolike do të përcjellë paraardhësin Bujar Nishani, moment ky që pasohet nga ceremonia zyrtare me parakalimin e forcave të Gardës së Republikës dhe 21 të shtënat me top.
Mësohet se Edi Rama dhe Lulzim Basha i kanë dhënë urdhër të prerë deputetëve të tyre që të jenë në sallën e Kuvendit sot në ora 18.00 kur të betohet Presidenti Ilir Meta.
I pyetur nga “Koha Jone” lideri i opozitës Lulzim Basha tha se do jetë edhe personalisht në ceremoninë zyrtare të marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës. Po kështu edhe “shtylla kurrizore” e PS-së Gramoz Ruçi pohoi për “Koha jone” se do jemi të gjithë deputetët e PS-së në sallë sot në ora 18.00. Bile është dhënë urdhër i prerë nga kryeministri Rama për një ngjarje të tillë, theksoi Ruçi.
Në sallën e Kuvendit do të jenë deputetët e gjithë partive si PS, PD, LSI, PR, PBDNJ, PDIU, PAA, PDK, LZHK.
Mësohet se Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha do jenë edhe në presidencë kur merr zyrtarisht detyrën Presidenti i Republikës, Ilir Meta. /KohaJone/

Continue Reading

Previous: Nje tjeter deputet dorezon mandatin, emerohet nje zevendesues i perkohshem
Next: Presidenti serb tregohet i qarte ne lidhje me Kosoven…

TË FUNDIT

“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së
  • Aktualitet

“Bashkëshortja e Tahirit me probleme shëndetësore, por ka biznese të suksesshme për…”, gazetari nxjerr dokumentet e QKB-së

16 hours ago
“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum
  • Aktualitet

“Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik”, Kolegji i Kryetarëve të PD- së vendos ultimatum

17 hours ago
Grupi Parlamentar i PD- së zyrtare përcakton prioritetet, hapet rruga për zgjedhjet nga baze deri në qendër…
  • Aktualitet

Grupi Parlamentar i PD- së zyrtare përcakton prioritetet, hapet rruga për zgjedhjet nga baze deri në qendër…

23 hours ago

TË FUNDIT

  • “Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • “Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • VIDEO – Policia e Shkodrës aksion në liqenin e Komanit, bllokohen 5 varka, gjoba nga 10 mijë lekë për secilën
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 6 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Art-Kult

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…

1 hour ago
Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

2 hours ago
“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • Aktualitet

“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…

3 hours ago
NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • Aktualitet

NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.