Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, prej më shumë se dy vjetësh ka zhvilluar dy hetime ndaj z. Bujar Hasaj për veprën penale të mashtrimit, të nisura mbi bazën e kallëzimeve penale nga shtetasit shqiptar Dritan Martini dhe Besnik Hamja, hetime të zhvilluara në shkelje të plotë të ligjit të cilat evidentojnë qartazi një inskenim dhe abuzim të organit të akuzës.
Së pari, zoti Bujar Hasaj ka shfaqur gadishmërinë dhe bashkëpunimin e plotë me organin e akuzës duke u paraqitur dhe përgjigjur cdo njoftimi dhe cdo kërkese të oficerëve të policisë gjyqësore dhe të prokurorit të cështjes.
Së dyti, vendimi gjyqësor i masës së sigurimit është marrë në mungesë të plotë, pa prezencën e tij, në dhomë këshillimi, me datë 22.02.2018, në kushtet kur organet e drejtësisë, prokurori dhe gjykata kanë pasur cdo mundësi objektive për ta njoftuar apo urdhëruar qoftë ndalimin, shoqërimin apo arrestimin e z. Bujar Hasaj.
Dëshirojmë të informojmë opinionin publik dhe nëpërmjet tij edhe drejtësinë shqiptare për sa kohë kjo e drejtë i është mohuar, se Zoti Bujar Hasaj ka treguar bashkëpunim të plotë cdo herë që është kërkuar, se është person publik përsa kohë ka mbuluar me profesionalizën dhe integritet pozicione publike të larta, i padënuar më parë, taksapagues dhe kontribues në buxhetin e shtetit si punëdhënës i më shumë se 100 punëtorëve, se nuk ekziston asnjë shkak apo arsye që ta coj prokurorinë apo gjykatën drejt më të voglit dyshim se kanë të bëjnë me person që i shmanget drejtësisë, do kryejë një vepër po aq të reëndë apo më të rëndë apo do të fshehë prova;
Së treti, i ashtuquajturi shtetasi kanadez Besnik Hamja, ish bashkëpunëtor i zotit Bujar Hasaj, pikërisht për këto veprime dhe kontrata të cilat perpara prokurorisë i konsideron si mashtrim, të genjeshtërta dhe më qëllim vjedhje, përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padi civile i konsideron si të ligjshme dhe kërkon zbatimin dhe ardhjen e pasojave të tyre, pra kërkon që të përfitojë financiarisht prej tyre. Me pak fjalë, ekzistojnë prova të mjaftueshme, shkresore mbi të cilat bazon pretendimet në proces civil që tregojnë së të gjitha detyrimet janë shlyer. Si mundet organi i akuzës të zhvillojë hetime aq sipërfaqësore pra hetime aspak hetime mbi pretendime që kundërshtojnë vetveten në procesin civil në zhvillim dhe atë penal?
Së katërti, Zotit Bujar Hasa, i atribuhohet vepra penale e mashtrimit në shuma të mëdha ndaj shtetasit Dritan Marku, nëpërmjet falsifikimit të një akti notarial (shuarje kontrate huaje), në një periudhë që Zoti Bujar Hasaj nuk ndodhej në territorin e Republikës së Shqipërisë fakt lehtësisht i provueshëm nga ana e prokurorisë nëse do të kishte pasur vullnetin për të zhvilluar hetime në përputhje me ligjin.
Së pesti, ndjejmë të nevojshme të sqarojmë opinionin publik se për të gjitha faktet që këtu parashtrohen dhe të tjera që lidhen me cështjen, i janë komunikuar prokurorisë së Rrethi Gjyqësor Tiranë nëpërmjet një Memoje nga ana jonë bashkëngjitur të cilës kanë qenë edhe provat që rrëzojnë cdo akuzë false, por sic rrezulton edhe nga kërkesa për caktim mase dhe vendimi i gjykatës këto prova nuk janë marrë në konsideratë dhe nuk janë përfshirë në fashikullin e gjykimit.
Së gjashti, në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurimit, gjykata ka pohuar një të pavërtetë kur e ka deklaruar zotin Bujar Hasa si të dënuar më parë, duke e cilësuar këtë rrethanë si shkak për vlerësimin e Zotit Bujar Hasaj si të rrezikshëm dhe si rrjedhojë masën e arrestit në burg si të bazuar.
Së shtati, hetimet paraprake janë kryer jashtë cdo afati të arsyeshëm, dhe nga ana e prokurorisë nuk është kryer asnjë veprim procedural që nga korriku i vitit 2017. Nuk ka asnjë njoftim për zgjajtjen e hetimeve dhe nuk është identifikuar qoftë edhe një indicie që ta coj prokurorinë drejt dyshimit se ky person me veprimet e veta do të pengoj hetimet, fshehë provat apo të kryejë një vepër tjetër penale.
Përfundimisht, ndjejmë të nevojshme të denoncojmë publikisht veprimet në shkelje të plotë dhe abuzim të ligjit nga organet e drejtësisë të ndërmarra në arbitraritet të plotë dhe njëanshmëri duke ushtruar një represion denigrues, në asnjë moment të justifikueshëm ndaj cdo shtetasi. /Deklaratë për mediat e Isuf Shehu, avokat i ish- prefektit Bujar Hasaj/