Gjatë debateve të zhvilluara në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” në News24 në lidhje me trafikun dhe konsumimin e kokainës, pati përplasje mes deputetit të PS, Paulin Stërkaj, dhe gazetarëve Klodiana Lala e Basir Çollaku.
Një koment i Stërkajt se “ka nevojë tregu për drogë” shkaktoi reagime në studio dhe menjëherë dy gazetarët e pyetën nëse ka politikanë që përdorin drogë. Por deputeti socialist u përgjigj për veten e tij duke thënë se nuk është stimuluar kurrë nga droga as në kohën kur ka qenë sportist.
“Nuk më ka stimuluar kurrë droga, më ka stimuluar vetëm uji i pijshëm. S’kam marrë drogë kurrë. As kur kam qenë sportist,” tha Stërkaj.