Skip to content
12 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

PROVIMI PËR PUNËSIMIN/ Dalin rregullat, si do të testohen 6 mijë mësues

ShkodraWeb 1 March, 2018
linditaNikolla2018

Zbardhet udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për testimin e mësuesve kandidatë për të zënë një vend pune në sistemin parauniversitar. Ishte ministrja Lindita Nikolla, ajo që bëri publike datën e nisjes si dhe mënyrën si do të zhvillohet provimi për rreth gjashtë mijë mësues që kanë kaluar fazën e parë të konkurrimit, dorëzimin e dosjes.

Me rëndësi, sipas ministres, është shmangia e ndë- rhyrjeve, si në vlerësimin e testimit, ashtu edhe në punë- simin e mësuesve. “Portali starton në datën 6 mars dhe përfundon në datën 30 prill, një standard i ri i meritës së transparencës, duke mundë- suar një shërbim ku kontaktet e jashtme, si në vlerësimin e testimeve janë 0, ashtu edhe në procesin e emërimit.

Ajo që është shumë e rëndësishme; kemi mundësuar falë punës së specialistëve, një situatë ku korrupsioni e ka të pamundur për të ndërhyrë si në procesin e vlerësimit të testimeve, por edhe më pas, kur mësuesi t’u drejtohet shkollave të Shqipërisë”, nënvizoi ministrja dje gjatë takimit me disa nga mësuesit garues.

ORGANIZIMI I TESTIMIT

Ndryshe nga vitet e kaluara, testimi do të zhvillohet në formë dixhitale në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (ish-AKP). Kjo e fundit, brenda pak ditëve pritet të publikojë kalendarin e datave për secilin profil mësuesie e bashkë me të edhe kandidatët që testohen përgjatë dy muajve, të dhë- na këto që i merr nga Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar.

Instituti i Zhvillimit të Arsimit ka hartuar tashmë programet orientuese e në bazën e tyre edhe fondin e pyetjeve dhe testimet sipas grupimeve kryesore të profileve, si dhe sipas nivelit të vështirësisë: të lehtë, mesatar dhe të vështirë, që vlerësohen përkatësisht me 1, 2 dhe 3 pikë. Sakaq, do të jenë pesë lloje testimesh: testime për mësuesit e arsimit parashkollor; për mësuesit e arsimit fillor; për mësuesit profesionalë të muzikës, artit pamor e baletit, për mësuesit e kulturës profesionale të arsimit special, si dhe në 18 profilet e njohura të mësuesisë që nga gjuha shqipe e letërsia deri tek edukimi fizik.

Pak a shumë, mënyra e testimit të mësuesve që kandidojnë për një vend pune, është i ngjashëm me provimin e licencimit, veçse gjatë zhvillimit të tij do të ketë përveç përfaqësuesve nga QSHA, edhe 1 ose 2 nga Ministria, të cilët sigurohen për mbarëvajtjen e procesit.

VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Ashtu si provimi, edhe vlerësimi do të bëhet manualisht. Secili prej mësuesve që i nënshtrohet provimit, do të informohet menjëherë pas tij me numrin e pikëve që ka marrë. Testimi dixhital përmban 50 pyetje, përgjigjet e sakta të të cilave vlerësohen me 100% dhe konvertohen në 70 pikë.

Të mbledhura këto me pikët e dosjes (maksimalisht 30) përbëjnë totalin e pikëve të kandidatit që e rankojnë në listëpritjen për një nga vendet e punës që mund të hapen në profilin e tij. Kandidatët që janë testuar vitet e kaluara dhe duan të mbajnë pikët që kanë, nuk janë të detyruar të futen në provim. Pikët e tij dërgohen nga njësia arsimore vendore në MAS dhe do të shërbejnë për renditjen përfundimtare që do të bëjë Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Arrestimi i ish- prefektit për mashtrim, reagon avokati i tij: Është ushtruar represion denigrues
Artikull pas: VJEDHJE NË 90 SEKONDA/ “Skifterët” e zhdukin BMW-në luksoze me pajisjen hi-tech (video)

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
  • Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine 11 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025… 11 November, 2025
  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

gjon shkambi shkoder
  • Aktualitet

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja

ShkodraWeb 11 November, 2025
arrestim shkoder 2025
  • Aktualitet

Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës

ShkodraWeb 11 November, 2025
35 vjet rrmaj 2025
  • Aktualitet

Mesha e parë para 35- viteve në varrezat e Rrmajit, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodër- Pult imzot Peragine

ShkodraWeb 11 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 11 nëntor 2025…

ShkodraWeb 11 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.